Tirana zyrtare e shqetësuar për aktet e dhunës në Prishtinë

27 Janar 2015, 19:51Politika TEMA
Tirana zyrtare e shqetësuar për aktet e dhunës në

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësimin e saj për aktet e dhunës që u shfaqen sot në Prishtinë gjatë një proteste politike.

Me anë të një deklarate për shtyp, bëhet e ditur se “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ndjek me vëmendje zhvillimet aktuale në Kosovë dhe shpreh shqetësimin e saj për rastet e dhunës në rrugët e Prishtinës. MPJ u bën thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të tregojnë vetë-përmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit. Qetësia dhe rivendosja e rendit janë të një rëndësie parësore për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve dhe i shërben stabilitetit demokratik të Kosovës.

MPJ fton forcat politike në Kosovë që të shfrytëzojnë institucionet dhe  dialogun me qeverinë e sapo krijuar, si mundësi të vetme për qetësimin e situatës, dhe të përdorin të gjitha energjitë në adresimin e sfidave euro-atlantike të vendit.”

3 komente në “Tirana zyrtare e shqetësuar për aktet e dhunës në Prishtinë”

  1. nacionalisti says:

    jo mor jo
    ca thua qeveria shqiptare i ka thene keto???!!!!

    dmth qeveria shqiptare i thote vetes qe beri gabim qe promovoi dhunen me 21 janar???!!!

    1. Ilir Hoti says:

      Qeveria e Koseves nuk vret shqiptaret as per thyerje xhami a hekuri, pa lere me duar ne xhepa ne rruge publike!!! Nuk ka Salih kriminel ne pushtet!

  2. rinia says:

    Cila MPJ ajo qe doli ne porteste dhe u vrane 4 persona.Jemi me Levizjen,jemi me ty Albin.kjo qeveri (e Shqiperise,,duhet te shprehet perkra popullit kosovar.e ka vuajt mbi shpine mbajtjen e pushtetit me dhune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje