Shqiptarët patjetër duhet ta kenë pritur me kënaqësi lajmin që dha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj më 22 tetor të vitit të kaluar para komisionit parlamentar të linjës, kur njoftoi se flota e mekanizuar e urgjencës mjekësore do shtohej me 20 autoambulanca dhe një helikopter. Kjo, pavarësisht se përvoja e njësive të lëvizshme ambulatore pranë plazheve, ishte ende e freskët verën që lamë pas; dhe aspak pozitive.
Mbytjet tragjike në Qerret të Kavajës, në Shëngjin e gjetiu, mbase nuk e çojnë krejt fajin tek ambulancat e plazhit, por fakti është që ato ngjarje nuk u shmangën dot. Sa për helikopterin, edhe më e nevojshme bëhej kjo shtesë meqë në operacionin anti-hashash të Dukagjinit, sapo ishte sakatuar një i tillë, që nuk ngrihej dot më nga ngastra e misrit ku ra, dhe u desh ta zbresin nga malësia me… barrelë.
Një tender vërtet i shpejtë!
Ministri në fakt nuk doli nga llafi. Dhe u tregua më i shpejtë se një ambulancë. As njëzet ditë më pas, më datë 10 nëntor 2014 hapet tenderi i helikopterit me ofertat përkatëse, për një vlerë në lekë prej 558,3 milionë lekësh të reja, ose gati 4 milionë euro. Njoftimi ndërkaq ishte dhënë edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si ky i botuar në Financial Times të Londrës. Më pas, në mediat sociale doli një lajm i drojtur sipas të cilit helikopteri erdhi, dhe kaq. Por dardha, ashtu si dhe helikopteri, e ka bishtin prapa.
Në këtë tender jo pak të majmë, rezulton se kanë marrë pjesë të paktën tre kompani, të tria me emër në këtë fushë kaq të specializuar: AgustaWestland, Bell TEXTRON dhe Airbus Helicopter e filialit spanjoll Espana S.A.
Për sqarim, e para është një kompani anglo-italiane me themele të forta në sektor, pronë e konglomeratit mëmë Finmeccanica; e dyta është kompani e famshme amerikane, kontraktore e rregullt e Pentagonit, dhe e treta është evropiane e globale, por në thelb bashkëpunim franko-gjerman me seli në Marsejë, që më parë quhej Eurocopter. Duhet nënvizuar se të tria kompanitë janë maksimalisht të njohura në sektor dhe prodhimet e tyre respektohen botërisht.
Por le të kthehemi në tenderin shqiptar. Ai u fitua nga Airbus e madje mjeti tashmë mesa duket ka mbërritur në Tiranë.
Por ka më shumë se një problem. Jo vetëm se dy pjesëmarrësit e tjerë pothuajse menjëherë u ankuan pranë ambasadave përkatëse, Agusta në atë italiane dhe Bell në atë amerikane, për parregullsi dhe organizim të pandershëm të tenderit, por edhe sepse helikopteri 4 milion eurosh duket se ka ca gjëra mangut.
Si qëndron puna?
Ministria e Shëndetësisë akuzohet se e ka paracaktuar fituesin e tenderit, dhe ka përcaktuar parametra të atilla që mund t’i përshtateshin vetëm mjetit të piketuar apo të rënë dakord që më parë. E thënë shkurt, tenderi duket një maskim “ligjor” për një blerje të drejtpërdrejtë dhe të paracaktuar.
Një helikopter akull i ri nuk vjen dot për 30 ditë; ndërkohë që detaji “i pafajshëm” se mjeti mund të jetë edhe “paksa” i përdorur me deri 50 orë fluturimi (!), duket se e vë gishtin direkt mbi mjetin që duhet blerë. Kritere të tilla kaq specifike në një tender të hapur mbajnë erë më të rëndë se tualetet e spitaleve.
Këtu mund të shtonim se përderisa z.Beqaj e solli punën kështu, fare mirë mund të kishte shtuar specifika tejet konkrete, që Bell dhe Agusta të mblidhnin mendjen dhe të mos merrnin pjesë fare. Fjala që bie, në përcaktimet teknike të tenderit të kërkohej që “mjeti të kishte një kolltuk paksa të shqepur të co-pilotit” apo “një shishe arançatë gjysmë të zbrazur në krahun e pilotit kryesor”.
Meqë jemi tek specifikimet teknike (të paraqitura këto në anglisht në faksimilet këtu), ato i kanë të gjitha detajet e mundshme mbi kapacitetet fluturuese, fuqinë, konsumin e karburantit etj. Por mungojnë ato për të cilat duket se është nisur ky tender: Pajisjet mjekësore.
Përmendet vetëm fakti që duhet të ketë kapacitete për dy barrela, dhe që helikopteri duhet të ketë dy çikrikë me litarë shpëtimi. Sistem oksigjeni për pacientin, fiksim të shtratit, aparatura shtesë etj, nuk përmenden. Rezulton, pra, se ky mjet do shërbejë vetëm për transport nga vendi i marrjes së pacientit deri në spital, sepse në ajër këtij pacienti hipotetik duket se thjesht mund t’i fashojnë ndonjë plagë, apo t’i tregojnë barsoleta për ta qetësuar.
Është fjala për 4 milionë euro. Nuk janë pak edhe për një vend të kamur, e jo më për Shqipërinë. Tenderi në fjalë, në fund të fundit e solli një helikopter, mund të thotë dikush, se dikur edhe nuk të vinte fare. Ndoshta, por nëse kjo qeveri dhe aq më tepër shëndetësia, ka vendosur ta zbresë sërish stekën tek qeveria që lamë pas, thjesht duke sofistikuar korrupsionin nëpërmjet paracaktimit të kritereve specifike, është fare kollaj ta bëjë.
Shkurt, nëse në një tender të këtij kalibri, njëri nga pjesëmarrësit humbës e di jo vetëm cila ofertë ka fituar, por edhe ku ndodhet malli dhe çfarë numri serie ka, çdo emër mund t’i vësh, por tender i ndershëm jo. Përfaqësuesi i AgustaWestland, Maurizio Faucitano, psh, e dinte. Dhe ambasadat përkatëse kanë marrë indicie paraprake që më pas kanë rezultuar të sakta.
Ndoshta një marrëveshje fluturake si kjo, pikërisht për të mos ushqyer gojët e këqija nuk figuron as në sitin e prokurimeve publike, as në faqen e ministrisë. Le të shpresojmë që në mos pacientët, të paktën të fluturojë me këtë mjet ministri, për të mbikëqyrur nga lart provimet e mjekëve se mos bëjnë kopje.
Si u kamuflua një blerje e paracaktuar si tender
Nga Maurizio Faucitano
Përmes këtij emaili, në emër të kompanisë AgustaWestland dua të shpreh shqetësimet tona lidhur me një tender të Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e një helikopteri. Ju lutem, gjeni më poshtë të dhënat mbi procedurën e tenderit dhe mendimet tona.
-Fondi i përcaktuar, është rreth 4 mln euro
-Helikopteri duhet të ketë një peshë maksimale të ngritjes në fluturim jo më shumë se 3175 kg.
-Helikopteri i ofruar duhet të jetë i ri, ose me jo më shumë se 50 orë fluturimi.
-Koha e dërgimit të helikopterit nuk duhet t’i kalojë 30 ditët nga data e firmosjes së kontratës.
-Oferta, dorëzuar në datën 10-11-2014.
Specifikimi teknik kërkon një Helikopter Utilitar me kapacitet për instalimin në bord deri në dy barrela. Nuk kërkohet Asnjë Aparaturë/Mjet mjekësor. Kësisoj, mjeti i kërkuar NUK është në gjendje të kryejë Misione të Urgjencës Mjekësore. Mungesa totale e mjeteve/pajisjeve mjekësore, në fund të fundit rezulton në mungesë kapaciteti për stabilizimin e pacientit në bord gjatë fluturimit (psh, nuk kërkohet sistemi i oksigjenit (!!!), që është një Detyrim për Shërbimin e Helikopterit të Urgjencës Mjekësore). Kjo nënkupton që ata po blejnë një helikopter standard, totalisht të Papërshtatshëm për kryerjen e detyrave të SHEM, Shërbimit Mjekësor të Emergjencës. Është thjesht një helikopter i zakonshëm që mjafton të ketë vend në bord për dy barrela, rrjedhimisht me detyra vetëm të Evakuimit Mjekësor, të ngjashëm me mjetet që flota ajrore shqiptare ka ndërkaq në dispozicion.
Kërkesa për dërgimin e helikopterit brenda 30 ditësh pas firmosjes së kontratës, e bën të pamundur ofertën e një helikopteri të ri. Kërkesa që, në rast se nuk është një mjet akull i ri, helikopteri të ketë një total orësh fluturimi jo më tepër se 50 orë, e bën të pamundur ofrimin e një helikopteri të përdorur (pra të dorës së dytë).
Sinqerisht, ne e kuptojmë që organizatorët po bëjnë njëfarë blerjeje të drejtpërdrejtë, “të kamufluar” si tender publik, për të marrë një helikopter që fillimisht ishte destinuar për një blerës tjetër. Helikopteri që ata po blejnë, ndodhet aktualisht në Spanjë, dhe është i modelit EC135 e madje dihet mirë dhe numri serial i tij!!! Ky NUK duket si një tender i ndershëm.
Ambasadori italian është informuar për shqetësimet tona. Ju lutem, informohuni se edhe prodhuesi amerikan i helikopterëve, Bell TEXTRON, ka të njëjtat shqetësime si tonat, dhe ata i kanë shprehur zhgënjimet e veta gjithashtu, përmes ambasadës amerikane.
Për më tepër, ministritë e Shëndetësisë në të gjitha vendet e zhvilluara NUK blejnë helikopterë për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, por blejnë shërbimin e gatshëm nga Operatorë Komercialë të Çertifikuar Civilë, (si psh, ALIDAUNIA në pronësi të z.Roberto Pucillo). Helikopteri që po blen ministria shqiptare e Shëndetësisë nuk do të operohet nga një Operator i Çertifikuar Civil (si edhe për flotën aktuale të helikopterëve të kësaj ministrie). Rrjedhimisht, një ditë pas dorëzimit të mjetit, vlera e helikopterit do të humbasë tërësisht (!!!) e madje ekziston rreziku që EASA, Agjencia Europiane e Sigurisë Ajrore mund t’ju detyrojë ta mbani flotën në tokë, kjo sepse një mjet ajror që nuk operohet nga një operator i certifikuar civil, e humbet menjëherë privilegjin e Vlerës Ajrore, kjo në përputhje me rregullat e Autoritetit Europian të Aviacionit Civil.
Jemi në dispozicionin tuaj për çdo saktësim shtesë, me respekt,
Gazeta Dita
Rilindje klienteliste, njesoj si berisha
Jo shoke, mos u besoni genjeshtrave ,kjo eshte propaganda qe bejne armiqte e kllases( PD).Komunistet nuk vjedhin,ata jane te paster si uji I Gramozit.
Na duhet nje radikal si Grillo ose Tsipras, qe ti fuse ne burg keta thebyraqi, jo keto laviret e Sorosit qe flasin si idealiste, e veprojne si hajduta ordinere; aq me teper ato Ujguret e Byrishes qe duhet ti kthejme ne Siberi sa me pare..
Akoma besojne ShqipKaret tek prrallat ( Europa na coptoi ,Europa na e ka fajin etj etjc ) .
Un nuk e di sesi kto kompani marin mundimin e vijne ne Shqiperi per te ndjek tenderat !!!!
Nuk ka pse te duhet vetem nje “Koke” ,,,te duhet bashkpunim i gjithe shtresave . Grillo e nisi Movimentin e tij ne rrjet .
ShqipKART kan jetu me mijera vite mes civilizimeve me te medha te europes dhe po te shikosh Shqiperine te duket sikur nuk je ne Europe por ne Afrike .
Kjo do te thote qe ASKUSH ska ndermend te ndryshoje , te gjithe pranojne SKLLAVERINE DHE BYTHLEPIRJEN !!!
E vertete kjo qe thua, po mbase nje bari i mire, mund t’ja kthjelloje mendjen shqipkareve. Gjithsesi s’me vjen nder mend asnje emer i pershtatshem.
99% te perlyer jane….
Tema i eshte qepur Ilir Beqjes.
A thua të jetë pas këtij sulmi të orkestruar mediatik, mafia e ilaçeve dhe e tenderave?
grillo e ndriti ne fakt!nuk e shef!!!
keto jane te verteta
http://urlredo.com/SeksQsut
Perdhunimi i radhes, pase Fullanit. Keta o 1 milion qelbesia deshet, SHIJOJENI. Gjasama Rilinidja e se Masjtes ju doli anasjelltas.Rjepi te gjithe mos ju le as nje koker leku ne xhep…….!
Pse ti demek je i zgjuar domethene. Duket nga emri qe i ke vene vetes o emiPalle i zhgjenerates II. Nje miljon vete nuk votuan pro korrupsionit por kunder tij. Ne qofte se del dikush i korruptuar nga kjo qeveri nuk e kane fajin ata nje miljone votues por ai qe shperdoroi voten e tyre. Ti njesoj si kalamajte thua tani”He more qelbesira, votuat kunder Saliut ee? Mbajeni tani.” Qe ta kuptosh ti more kokelope:
– Nqs del Ilir Beqja maskara, kjo nuk e ben Saliun njeri te mire. Saliu mbetet po ai derr qe ishte.
-Nqs ka prova te sakta, ky eshte rast per te provuar sa peshon Edi Rama. Po e futi ne burg ministrin e tij hallall vota nje miljoneshe.
-Ata nje miljone votues jane shqipetare si jot teme. Pra kur shan ata qelbesira ke share edhe tet teme.
Une nuk kam votuar asnjehere per PSne kur kam qene ne Shqiperi. Kam kohe jashte Shqiperise por nuk marr guximin t’u jap mendje shqipetareve per ke te votojne. Eshte e drejta e popullit. Edhe kur kane votuar per derrin Sali nuk kam share asnje votues te tij. Kam share Saliun qe nuk e vrau mendjen ndonjehere per votuesit e tij, lere pastaj per tere popullin. Keshtu do shaj edhe Edi Ramen. Ti mund te jesh jashte shtetit sic i themi ne shqiptaret, por qenke nje derr katunari qe s’e ke shokun. Si Saliu
Ministri i shendetesise duhet te prononcohet urgjent ne te gjitha mediat vijzive dhe duhet te japi doreheqjen qe ti hapi rruge organeve kompetente te bein hetimet, ndryshe kjo vertete mbane ere te keqe.
Beqja nu ka per tu denuar!
Jo ,ai nuk ka per tu denuar sepse ne shtetin shqiptar vjedhja denohet vetem de jure ndersa de facto ajo nuk perben shkelje!
Vjedhja nuk denohet ajo promovohet nga vete njerzit e ligjit te cilet e kane nderthurur veprimtarine e tyre personale dhe shteterore ne nje vjedhje te organizuar te tipit mafioz.
Kjo vlen per politikanet qe jane sot ne pushtet po aq sa edhe per ata qe ishin deri dje.
Ky Beqia qenka nje derr hajduti qe se ka shokun.Ky humbi mandatin e deputetit ne 2009 sepse me kompanine e tij qe e ka dhe sot e kesaj dite bente korrupsin me tenderat e bashkise se Durresit.Hajdut me cizme,duhet larguar nje ore e me pare
Sa po vjen dhe po shtohen zullumet e ketij Beqos Me sa mbaj mend edhe njehere ka qene deputet dhe eshte perjashtuar nga parlamenti se merej me bisnes dhe me tendera me duket Ky po bie nen nivilin e Nard Ndokes me duket. O ED hiqe kete mashtrues se la nam se ta nxori bojen edhe ty apo je edhe ti ne pjese Me vjen keq se ksiha shume shprese tek kjo qeveri pavaresisht se nuk me lidh asnje gje por thashe se do ndryshonte menyra e konceptimit te te bere shtet Provoje njehere dhe dergoje ne prokurori kete Minister se te jesh i sigurt se ai Llalla do ta arestoje menjehere se ai nuk areston ata te tjeret se nuk e le Saliu pa per keta nuk heziton Ndoshta do ishte me mire ta dergoje ene gjyq Megjithese me sa shoh JO. Me vjen keq;
Se mos ishte Petrit Vasili i LSI-se.Ka vjedhur SA eshte bere milioner dhe e qan me lot kohen qe ishte Minister.Nuk kenaqet ai dhe MONIKA me ato qe vodhen po duan akoma.Jo se Beqja eshte me i mire.Po gjithe zhurma qe behet per shendetsine ka mbrapa dyshen Vasili-Meta
Ky eshte mesuar ti beje shpejt vjedhjet…ministri me i urryer nga mjeket e infermieret
ky eshte hajduti me i vockel i kesaj qeverie ! turp per kete u be gjith ajo lufte per te rrezuar berishen qe te vjedhin keta rruspiet !
HAHAHAHAA ja te degjojme cfare mendimi do kete Merua per kete ceshtje.sigurisht qe fajin ja ka saliu.Te gjithe Salinj jane ne Shqiperine tone te arnuar.
Jo po se kujtoni ju se eshte budalla Ilir Beqja. Ai vertete duket debil nga surrati por nuk eshte hic debil per te vjedh e per ta shqy buxhetin e shendetesise se leshit.
Presim prononcimin e Braces dhe Palles per te na treguar historite e xhaxhit Sali, cunit ZEN e goces Gita. Un mendoj se fajin e ka Saliu!
Qytetaret kan nevoje te dine me shume nga ministri i shendetsise per kete tender. Nese eshte misjon i kryer dhe ish qeveria mafjose nuk ka bere me shume se kaq ne ministrine e shendetsise. Kam shume per te shtuar, por me mire te presim qe t’na sjaroje rreth ketij tenderi.
Beqes i jane vene dhe gazetat e majta sepse disa monopole te forta farmaceutike jane prekur. Beqja nuk ben asgje pa dijenine e Rames. Lufte e brendshme interesash. Beqja mund te jete dhe i paafte dhe hajdut, po me i paafte dhe hajdut si ca ministra te tjere nuk eshte.Pronaret e gazetes Dita,djemte e Arta Dades, do te jene prekur diku.
Eriola po te them une se kellqe te shkruash me emrin tend nuk ke se po te kishe merrje ne tel.Alban Dabulla jam pronari sipas teje i Gazetes.Skam asnje interes te prekur pervec tndit dhe te gjithe popullit socialist qe ka njezet vjet qe rropatet per buke e per cdo here sheh kta gjela deti tek fryhen e qeshin me hallin e tij.Te fala Sandrit Eriola.
Nqs je vertet Albani shko dorezo armet njehere ne polici pastaj shkruj neper gazeta.
Albi Eriola.I verteti jam e skam arme per polici.E vetmja arme qe kam eshte dinjiteti dhe personaliteti.Beji te fala Sandrit Alberjol.
Une jo vetem qe nuk kam kellqe, por nuk ma mban fare te dal me emrin tim. Kujt do tja mbante?!!e kam shume te qarte me ke kemi te bejme ne kete vend. Por sulmi ne faqen e pare per njerin prej ministrave, ne gazeten qe mbron popullin e varfer socialist,ka lene kete pershtypje. hijet e skandaleve evidente te aferave me bolinon apo kompanine e Arber Velise, nuk kane nxitur te njejtin merak p.sh Faleminderit per pergjigjen dhe te fala, Sandrit dhe Filipit.
Rilindje rilindje…ky vjedh ai tjetri e con te emen jasht shtetit ne spital privat per kurim dhe pa pik turpi u thot shqiptareve spitalet e rilindjes jan per popullin por jo per mamen e kryeministrit
Nuk ka asnje shkelje per aq kohe sa Ministri Beqaj nuk pi DUHAN dhe nuk eshte debitor ne OSHEE!
Po ku duket dhe si budalla ! Do ja kete futur stafi i vet, me siguri.
Hajdutet e kesaj qeverie, qe nuk jane pak, madje ne vende shume te rendesishme,duhen thene me emer e mbiemer. Ne shembullin e paraardhesve
keta te sotmit po shqyejne ku te kapin. Ruana Zot nga te tillet.Ky hajdut i Ministrise se Shendetesise ka oreks te madh. Verifikoni poshtersite dhe njerzit do binden. Bravo gazeta Dita. Mos i kurse hajdutet. Tema, qendro stoike para ketyre minjve duke ua nxjerre llumin e bodrumet ku fshihen.
Ore Sa i gjat eshte ky beqja qe ti bejme gati kervatin per burg
ska gje se ne shqiptaret e ham turpin me buk..
Lerini keto lojra ju te Gazetes Dita Po beni lufte brenda llojit Kush ju finacon ju te sulmoni I Beqaj Mos valle firmat farmaceutike qe ju ka rene fitimi ne qindra mijra euro? Ministri po ben lufte te veshtire Ka kunder klanet e mjekeve qe i kane bere monopol operacionet Shkoni pak neurologjia Petrela ka monopolin aty Po ashtu ke kirurgjia urologjia dhe behet fjale per 20 20 euro ne dite Te mos flasinm per firmat e ilaceve tit vasilin e Lsi pellumb biperon Prandaj mos flisni kot
Ja pra kush na qenka Ministri në hetim nga prokuroria ! Nëse ju kujtohet bashkëkombasit e mi , kur Prokurori i vendit Adriatik Llalla I ftuar në emisionin Top Story të vitit qe sapo lamë pas deklaroi se është një Ministër në hetim nga Qeveria e tanishme dhe nuk e di por automatikisht më vajti mendja tek Z. Ilir Beqja dhe që e vërteton më së miri shkrimi I sotëm në gazetën Dita . Të gjithë duhet ti kalojnë ” drejtësisë ” si ata të djeshmit dhe këta të sotmit….
Nuk i kalon njeri “drejtesise” ne Shqiperi o USA, mos u lodh kot, nuk eshte si ketej nga ne!
Komb hajdut nga i pari tek i fundit!
Turp,turp,turp ti vij ketij ministri.
Pallosh i gjate vetem te tregoj bishtin e
sumes, se nuk ka as’nje te mire dhe eshte
i pa’qarte ne te gjitha objektivat.
Na pasket rrejte si lopa,tu i vu syze
jeshile per me henger bare.
Nuk ka me turp per ju te “Rilindjes”
tama nuk ja fut kot po doren ne zjarr se veme dot ,por ne dhe tema se bashku munde te detyrojme ministrin dhe kompanite qe jane ankuar prane ambasadave perkatese ne nenyre urgjente te japin shpjegime ,do te ishte mire qe edhe rama te ishte prezent ,se dje e degjum te rudina dhe ate qe thoshte ishte me se perfekte , tashi ta na vi dhe te na e shpjegoj ,se me lloqe kavaje na ka mushe sala per 25 vjet.
Kjo eshte Rilindje te dashur Shqiptare…po perseri fajin e ka Saliu hahahaha.vajmedet per rilindjen e deshtuar.
ehhhhhh po kur vjedh dhe ky surrat i degjeneruar , mos ngelt kemb robi mbi dhe, o rama o djali i mamit, po pse kjo ishte rilindja qe premtove ti ??? ore barbon , per tu martuar xhixhilen paskeni qene si te djatht dhe te majt, o ropt ne emer te popullit , te gjithve ju legena politikane .
Keta nuk jane socialista, thonte rahmet paste Arbnori…keta jane specialista!!!
O Alban Dabulla ,po te jesh i verteti dhe te dhimsen socialistet bej nje shkrim per Albpetrolin ku vetem naftetare nuk ka ,por ka stjuardesa te Belle Airit
Po si vihet Minister nje majmun qe nuk e mbrojten as te vetet kur ia hoqen mandatin e deputetit per presionet e tenderat qe merrte ne bashkine e Durresit?Clidhje ka me shendetesine ky njeri,pervec se e ka pase baben mjek e komunist me nam?Pse cuditeni,a nuk e dinte Rama se ky ordiner vetem vjedh e nuk ka gram intelekti?Te gjitha i dinte piktori dhe prandaj i vuri keta Pisa e pise ministre qe ti rrine lepe-peqe dhe te vjedhe me duart e tyre.Pastaj cirren e bertasin se Duan investime te huaja e kujtojne se Europa han bar.TA mbylli me historine origjinale te komshiut tim,mik i ngushte me nje avokat nder me te pasurit e qytetit ku jetoj:Te dy bashke i shkruajne nje leter MecDonald ne USA ku shprehen te gatshem per te paguar vleren e licenses per nje MecDonald ne Tirane.Vlera 1600000 euro qe natyrisht i paguante avokati me shpresen per te nxjerre fitime te shpejta.Pergjigjja:Zoteri nese doni nje license ne Gjermani mire,perndryshe mos na ngaterroni me ate vend ku nuk ka asnje mbrojtje ligjore,e perkthyer mos na ngaterroni me ate xhungel
Me fal, Por une nuk mendoj se kompani te tilla si AIRBUS mund te ngaterrohen ne afera te tilla. Mua me ngjan me trillim sepse po flasim per AIRBUS dhe jo kompani jo-serioze
Na cate koken e karit ore pedet e shqupit ,ose dylberat e bashkise.Ku keni fytyre ju te perflisni per korrupsion pasi e zhvatet shqiperine me gjithe lecka tani hiqeni si virgjeresha.Sado tymnaja te hedhi baca sal pedja sdo humbi thelle ne 21 qershor. hajt na e rruaci.
NA MBYTEN HAJDUTAT
Ky ka bere namin ne cdo tender dhe jo vetem tek ministria e vete,por edhe tek ajo Harito i ndajne me kompanine e Beqes cdo tender.Shperoj qe KLsh nje dite do ti hetoj se vetem atje kemi besim si institucion i pavarur.ku do qe futet Beqa dhe Fredi vetem vjedhin.pupu..
Nese lajmi eshte i vertet dhe ministri ne fjale ka sadopak moral, ateher dorheqja e parevokueshme eshte i vetmi opsion qe i ngelet.
Gjithsesi duhet patur parasysh, qe ky lajm behet publik ne prag te testimit te mjekeve shqiptare, gje qe nuk eshte pritur mire nga shumica e ketyre te fundit.
Duket sikur dikush kerkon te bej presjon ose te hakmerret ndaj ministrit, per kete mase, duke bere publik nje “skandal” te permasave te medha.
Paramendoni! Sikur Qeveria shqipetare te donte te blente kete helikopterin ne menyre drejteperdrejt, si nje mjet te perdorur, kush dhe me c’fare arsye ligjore do ta pengonte? Eshte e domosdoshme qe cdo mjet qe blihet te jete i ri?
Nese mjeti blihet i perdorur atehere ntyrisht qe eshte me i leverdisshem se nje mjet i ri. Madje edhe paisjet qe mungojne, sic eshte sistemi i oksigjenit mund te montohen me mbrapa dhe perseri kostua te qendroj me e ulet se ne rastin e nje helikopteri te ri.
Pastaj nuk ka ndonje kusht qe qeveria duhet te blej vetem mjete te reja. Eshte ne doren e ministris dhe ne varesi te buxhetit qe disponon, qe ajo te marre masat e nevojshe per blerje paisjesh dhe mjetesh.
Persa u perket pjesemarresve ne tender dhe me sa duket shqetesimeve te tyre ka prape dicka qe nuk shkon. Perse merr dikush pjese ne nje tender, kur ai ka te dhena qe mjeti qe duhet te blihet eshte i paracaktur,(Sipas e-mail-it dihet vendndodhja si dhe numri i seris se prodhimit te mjetit ne fjale). Madje edhe ne rastin se fitonin tenderin ata nuk mund te benin dorezimin e helikopterit per nje muaj, sic presupozohet qe eshte kerkukar nga ministria.
Ketu ngrihet edhe nje pyetje tjeter. Eshte helikopteri ne fjale i vetmi mjet qe ekziston si i perdorur per tu shitur? Kam pershtrypjen se ka shume te tille, mbasi jo c’do kontrate realizohet dhe mjet ngelen stok neper hangaret e firmave prodhuese.
Pervec konkluzioneve te autorit, i cili ka nje hund shume te ndjeshme, kur kraheson tenderin me tualetat dhe eshte shume objektiv kur shkruan, qe ministri ta perdor Helikopterin te pakten si mjet fluturimi per te mbikqyrur provimet e mjekeve se mos bejne kopje, ka edhe nje fakte tjeter qe nuk eshte shume bindes tek e-mail-i i paraqitur.
Pervec shqetesimve te tije, formuluesi i e-mailt ben te ditur, qe edhe pjesemarresi amerikan ka te njejtat shqetesime dhe i’a ka ber te ditur Ambasades Amerikane ne Shqiperi. Praktika te tilla nuk jane shume te perdorura nga firmat e huaj, sidomos te flasesh ne emer te nje firme tjetr.
Nese gazetari qe e ka shkruajtur kete artikull ka pasur sadopak deshir te hidhte drite mbi kete skandal, atehere ai do te kishte marre mundimin se paku te kontaktonte firmen tjeter ose Ambasaden e Amerikane ne Shqiperi dhe te investigonte mbi kete ceshtje. Konkluzionet e nxituara te gazetarit, menyra e te shprehurit dhe e informimit te ben te dyshosh qe artikulli eshte vetem fllusk sapuni per qellim te ulta politike.
Te shikojme se c’fare do te sjell e nesermja.
Me respekte.
P.s Kush di te lexoj ka gjithmone nje avantazh.Por jo cdokush qe di te lexoj harrin te kuptoj se c’fare eshte shkruar midis rreshtave.
Po kur qeka edhe ky palloshi hajdut!!! Na myten hajdutet, more, c’behet keshtu!
Ta sa mberrita ne Vjene, erdhe me tren nga Budapesti. Cfare te shikoje treni ishte mbushur plot me shqiptare te kapur nga policia austriake, ishin te gjithe shqiptare nga Kosova. Me erdhi me te vertet keq, ti shikoje, te keputur, te lodhur, dhe ne fund te hipur neper makinat e policise, bile kishte edhe gra me femije te vegjel. Nuk besoj se ka lidhje me lajmin, por ja u thashe vetem sa per informacion se ku jane katandisur shqiptaret, nga keta qelbesira politikane te te dy aneve te kufirit. Mjere neve per keta felliqesira qe kemi ne krye.
Nje fjale me mend ka thene i ndjeri Pjeter Arbnori.”Keta s’jane socialista por specialista”.Po te shohesh tenderat e medha si ndertimet e qendrave te qyteteve,blerjet e medha etj do shofesh shoke e miq te ministrave e deputeteve qe i bejne ato.Edhe nje makine te re te porositesh per t’a blere do tre deri pese muaj deri sa te levrohet dhe jo pastaj nje helikopter.Keto mjete( si dhe makinat qe kane vlera te vogla) prodhohen vetem me porosi nga bleresi.Pra Beqja ky hajdut me cizme qe fshihet dhe hedh mjegull pas testimeve e ka ditur ku ka qene mjeti,ka paracaktuar blerejen(kuptohet dhe zarfin) dhe ka bere nje tender per t’a perligjur.Ai njeri qe u perjashtua nga parlamenti nuk duhej te ishte ne karigen e ministrit .Por sic duket Rama ka mbledhur shume te ketij lloji pasi i dine mekanizmat e tenderave,biles njeri nga me te afermit e tij e merrte zarfin qe me shpalljen e fituesit, pa u kryer akoma objekti.
E tha athere Ed Shalsi po ju o popull nuk e besuat. E tha i shkreti qe ne kur te vime ne pushtet nuk do vjedhim sic keni vjedhur ju.
Ia dhashe voten PS me shpirt. Por ky paska qene nje zhgenjim i pamase.
EDMOND CIMBI