Nard Ndoka, aleat i Partisë Demokratike, ka thumbuar drejtimin e kësaj partie nga ana e Lulzim Bashës.
Sipas tij, sot kemi një opozitë të pavendosur.
Ai thotë se Basha duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të udhëheqë qytetarët, jo t’i ndjekë ata.
“Kemi një opozitë, që nuk ka një vendim përfundimtar, nëse do futet në zgjedhje lokale apo jo, nëse do e njohë ndarjen territoriale, nëse do bëhet pjesë e reformave apo do t’i bojkotojë ato, nëse do ketë vendim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, të Kushtetutës, të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës, të qëndrimit institucional në lidhje me premtimet e mazhorancës së sotme, me punonjësit e larguar nga administrata, ndaj të persekutuarve, ndaj pronarëve, si dhe shume probleme të tjera që shqetësojnë sot qytetarët që në përfaqësojmë”, shprehet Ndoka.
“Duhet të shkëputemi nga paragjykimi që ekziston, se edhe mazhoranca e djeshme bëri të njëjtën gjë, bëri të njëjtat gabime.
Duhet t’i bindim qytetarët, se kush gabon do ndëshkohet, se kush premton dhe nuk mban premtimet do ndëshkohet, se kush nuk orientohet në mbrojtje të interesit publik do asgjësohet me votë.
Shpresojmë se lideri i ppozitës z. Basha do ngrihet në lartësinë e detyrës, duke ju prirë qytetarëve dhe jo duke i ndjekur ata në hallet e tyre, që kjo qeveri po jua shton çdo ditë e më tepër”, përfundon Ndoka./b.l
Sa qesharak ky personazhi
? ? ?
https://www.youtube.com/watch?v=DU74dwDqnO0
Zoti Ndoka, pse mbani akoma shprese tek krimineli i popullit zoti Basha, qe te beje opozite?
Ka burra shteti ky vend. Ja njeri prej tyre.
Kush ngrihet me lart eshte me lart se ma pare! -Ndoka postulat!
Nard hajde n shpi , ke dy dit qe largu pa than se kur kthehesh,dhe nuk hap as telefonin. ec shpi shpejt !
Un mendoj qe te hashe buke duhet ta kesh ate.