Raporti mbi liritë ekonomike/ Basha: Po ecim prapa, po konfirmohen shqetësimet e PD

27 Janar 2015, 20:13Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook mbi raportin e Heritage Foundation mbi Lirinë Ekonomike, ku Shqipëria në krahasim me 2014 ka një rënie me 1.2 pikë.

Basha thekson se tashmë edhe raportet e organizmave ndërkombëtare po konfirmojnë shqetësimet e opozitës.

“Raporti i vitit 2014 mbi liritë ekonomike në botë të “Heritage Foundation” dhe “Wall Street Journal”, flet për një rënie të Shqipërisë me 9 vende në hierarkine globale gjatë vitit që lamë pas.

Po ecet prapa në vend që të shkohet përpara. Prej nje viti e gjysmë denoncojmë rrezikun e përqëndrimit të pushtetit politik dhe ekonomik, për korrupsionin, kriminalizimin, cënimin e pronës dhe rritjen e taksave. Të gjitha këto i gjejmë tani të konfirmuara edhe në raportet ndërkombëtare.

Imazhi i vendit është demtuar. Investimet e huaja po largohen nga klima armiqësore ndaj biznesit, taksat e rritura, mungesa e konkurencës, dhunimi i pronës dhe pasiguria ligjore.

Goditja e sipërmarrjes vendase dhe shkurajimi i investuesve të huaj kanë sjellë rënien e investimeve në nivele rekord. Për pasojë mijëra shqiptare kanë humbur vendet e punës dhe u janë shtuar qindra mijëra të tjerëve që kërkojnë por nuk gjejnë asnjë mundesi punesimi.

Gjendja ekonomike e njerëzve është sot ku thërret qameti. Modeli Rama-Meta i taksave të larta e tarifave të rritura në kohë krize vazhdon t’i varfërojë qytetarët, vazhdon ta zhysë ekonominë.

Nuk mund të jetë ndryshe me një qeveri që kërkon të kontrolloje gjithcka për vete dhe për klientelën e saj. Kontroll mbi parane, kontroll mbi inisiativen, kontroll mbi median dhe lirite tona. Cdo pseudoreforme synon te kontrolloje, varferoje dhe te rrise varesine. Per keto arsye njerezit sot fitojne me pak, paguajne me shume dhe jetojne me keq. Ky nuk eshte vendi qe enderrojme per veten dhe femijet tane.

Liria ekonomike eshte koncepti qe na diferencon me kete qeveri. Ne jemi forca e lirise ata forca destruktive e kufizimit.

Ekonomia, investimet dhe vendet e punes kerkojne klime miqesore ndaj biznesit, ulje taksash, nje qeveri ne krah te qytetarit jo ne lufte me te, partneritet jo agresion, nje atmosfere pozitive qe cliron energjite kombetare jo arrogance, dhune dhe cinizem shpirtzi.

Nderkohe qe ky realitet i dhimbshem ben thirrje per reflektim dhe ndryshim te menjehershem kursi, shkaktari dhe pergjegjesi numer nje per kete gjendje dyfishon pranine e tij ne ekrane ku si kendez ju kendon sukseseve imagjinare te Shqiperise se tij virtuale”, shkruan Basha në Facebook. /gj.k/

 

2 komente në “Raporti mbi liritë ekonomike/ Basha: Po ecim prapa, po konfirmohen shqetësimet e PD”

  1. leka says:

    Bashe te dish dicka se keto fondacione nuk jane shteterore dhe jane thjesht lobuese, dhe sa per fondacionin Haritage eshte si firma juaj Podesta dhe Patton Bogs qe po ti paguash te nxjerrin ne vend te dyte mbas Gjermanise.Te dhenat fallco qe u publikuan jane te dhena te dhomes tregtare amerikane dhe konindustrise. dy grupe qe vetem anetar te PD nuk jane ,se per propagand kane qene pro jush. Ne rast se do ishin deklarata ter DASH ose FMN dhe BB do ti besonte cdo kush.Ne kohen tuaj ju dhe breket ja hoqet bisneseve nepermjet gjkobave dhe korrupsionit qe bete, prandaj humbet dhe pushtetin . E din populli qe ju akoma shfrytezoni keto mashtruese si Patton Bogs .

  2. Zef Kallami says:

    Bravo Leka.
    Basha e din veten me karrige kryetar partie po nuk din pse asht.Nuk nuhat as orientime as cfare don te thuhet prespektive.Ky posa pervesh krahet i merdhinje se nuk orientohet me te dhenat sinoptike te politikes.Ky ma shume se asgja asht Nul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje