Shtatë zyrtarë të komunës Lis në Mat, përfshi edhe kryetarin e komunës akuzohen për fallsifikim të dokumentave me pasojë një dëm ekonomik prej 10 milionë lekë.
Prokuroria e Matit njofton hetimi ka zbuluar se jane kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë punë të kryer., raporton TCH
Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara. Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printera.
I është shitur makina e komunës tip Land Rover, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë pra, rreth 1.6 milionë lekë më lirë se sa vlera reale. Nen akuze prokuroria ka vene shtetasin Agim Selita kryetar komune dhe 6 zyrtare te kesaj komune.
….po pra raporti i KLSH per vitin e pare te rilindjes ishte 80 miljon euro dem, dhe duke menduar qe kjo eshte nje lloj metode pjesore e konstatimit te demit them se demi mund te jete edhe njehere AQ, nderkohe me vjen te qesh me deklaratat e Rames , se 150 miljon euro i eshte demi nga energjia e papaguar a thua se keto nuk ishin leke qe i kishte buxheti i familjeve te varfra per te blere ndonje buke ,pavaresisht edhe hajduteve te tjere qe abuzuan ne kete situate.Sidoqofte keto gjera duhet te shohe qeveria , jo te merret me testimin e mesuesve dhe mjekeve