Dekriminalizimi/PD do të kryesojë Komisionin Parlamentar

28 Janar 2015, 13:43Politika TEMA

Mazhoranca ka pranuar propozimin e partisë Demokratike për drejtimin e një komisioni parlamentar që do të shqyrtojë 3 çështjet që përfshihen në rezolutën e miratuar më 24 dhjetor 2014 që ka të bëjë me dekriminalizimin, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ngritjen e Komisioneve Hetimore parlamentare.

Kjo pohohet nga Nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Spaho tha se  anëtarët e kësaj konference kanë rënë tashmë dakord që opozita të drejtojë një komision të posaçëm për shqyrtimin e çështjes së dekriminalizimit të Kuvendit, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për komisionet hetimore.

Sipas tij, opozita në këtë mbledhje ka kërkuar qe komisioni i Reformës në Drejtësi të jetë konsensual, me numër të njëjtë përfaqësuesish pozitë-opozitë.

“U shqyrtuan propozimet tona për ngritjen e dy komisioneve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në muajin dhjetor për zbatimet e vendimeve të gjykatës kushtetuese, për komisionet hetimore si dhe për dekreminalizimin e kuvendit dhe të administratës publike.

Ramë dakord që të ngrihet një komision i cili të shqyrtojë të 3 çështjet, komision i cili do kryesohet nga opozita. Do të ketë 7 anëtar në përbërjen e tij dhe do ti paraqitet seancës plenare për miratim.

Gjithashtu kërkuam që komisioni për reformën në drejtësi të funksionojë mbi bazën e paritetit, mbi bazën e konsensusit, të jetë në numër të barabartë pjesëmarrja ndërmjet pozitës dhe opozitës, kërkesë që do të shqyrtohet në bazë të rregullave dhe një mbledhje e ardhshme të konferencës së kryetarëve do mund të merret vendim për të”, tha Spaho. /gj.k/

5 komente në “Dekriminalizimi/PD do të kryesojë Komisionin Parlamentar”

  1. salem says:

    D.m.th. kriminelat do gjejne se kush eshete kriminel.
    E sakte hajduti e njeh hajdutin po nuk “e ha”,keshtu qe gishti do vihet sa per te kaluar radhen ne persona koti.

  2. shtrezi .L.K says:

    Dekriminalizimi i kuvendit!!! une mendoj dhe po te kisha mundesi ose ate grushtin e fuqishem qe kerkonte i madherishmi MIGJEN do ta filloja nga rruga e kombit qe akoma nuk ka dale njeri para gjukatave per 230 miljon euro. ai ose ata persona nuk duhet te jene me perfaqesues te popullit pa u shfajsuar bnga gjukata. Nuk duhet te jene perfaqesues te popullit ata qe shkaktuan GERDECIN. Nuk duhet te jene perfaqesues te popullit ata qe drejtonin shtetin dhe vrane 4 demostrues qe demostronin me duar ne gjepa dhe nuk duhet te jene perfaqsues te popullit ata qe falen DETIN Greqise. Por njekohesisht edhe ata qe jane perfshire ne afera Droge, prostitucioni apo shperlarje parash. Per mua eshte 100 here me i mire ai qe goditi deputetin me grusht(qe e denoj ashper si xhest) sesa ai qe urdheroj vrasjet me 21 janare,qe prishi dhe provat etjer etjere. vetem keshtu ka DEKRIMINALIZIM.kA MJAFT SHQIPERIA JNEREZ SHUME ME TE DEVOTSHEM, E ME TE NDERSHEM QE TI SHERBEJE POPULLIT.

  3. ALEX says:

    Cfar jane kto komisione me numer te barabarte antaresh pozite -opozite kur dihet se raporti i deputeteve ne parlament nuk eshte i njejte!Tallen ato te opozites dhe kerkojne qiqrra ne hell! Mos i lini gabimet qe po beni te trashen me teper o ju te magjorances!Ato shuplakat qe ja permendni opozites kur e rrezuat nga pushteti vlejne per te justifikuar cdo veprim dhe reforme te tuajin!Mos i lini te ju hypin ne qafe perhir te hyrjes ne parlament! Te jeni te sigurte se me rastin e pare te kundershtimit tuaj ata do dalin prap!Ne djall shkofshin ajo bande hajdutesh dhe kriminelesh qe duan vetem pushtetin dhe jo popullin!

  4. era says:

    Ore mund te na i shpjegoje kush me qarte se cfare kane parasysh me dekriminalizim paralamenti keta kriminele?

  5. esen says:

    Nuk ka gje te keqe t’i jepeshin opozites keto lloj kryesimesh ne nje vend ku kerkohet te arrihen atandarte te mira te shtetit ligjor. Por te ndash pushtetin qe te dha vota popullore me nje opozite kriminale si ajo e sotmja eshte me e pakta tradheti ndaj votes qe mazhoranca e sotme e mori me premtime te tjera. Si mund te drejtojne ap edhe me keq te kene veto ne komisione te tilla, nje opozite qe nuk eshte distancuar nga kriminele te tille si Berisha, Basha, Ristani, Imami e nje lukuni sherbetoresh te tyre? Ata kane vrare, kane vjedhur dhe kane shkaterruar Shqiperine dhe as qe ka mbajtur njeri pergjgjesi. Tani do te jete Ristani qe shkaterroi procesin e votimeve qe do te reformoje sistemin e drejtesise? Pushtetin Edi Rama po e dorezon nga frika tek Saliu, me shpresen e rreme se Saliu do ta lere te qete ne punen e tij. Berisha do ta rrezoje se shpejti ashtu sic beri edhe me Nonon qe erdhi pas ngjarjeve kriminale te 97-tes, me megallomanine e tyre ata e humben pushtetin. Ne te njejten menyre do ta humbase edhe mazhoranca e sotme.

    Per fatin e keq te saj ajo po e humbe pushtetin cdo dite e me shume ne tovoline dhe kjo po i trimeron gjithnje e me shume kriminelet e PD-se. Ne Shqiperi nuk mban kush pergjgjesi as per vrasje dhe as per vjedhje dhe kjo shpresoj te ndergjegjesoje popullin per nje Syrize shqiptare qe do te bente ndeshkimin politik dhe gjyqesor te politikaneve te korruptuar e te kriminalizuar te ketyre cerek shekulli tranzicion. Dikush duhet te mbaj pergjgjesi penale per ate qe i kane shkaktuar Shqiperise dhe shqiptareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje