Familja me 5 anëtarë, vetëvrasje për t'i shpëtuar Apokalipsit

28 Janar 2015, 19:18Lifestyle TEMA
Familja me 5 anëtarë, vetëvrasje për t'i

Një çift dhe tre fëmijët e tyre janë gjetur të vdekur në shtëpi pas marrjes së një kokteji drogërash, që ka rezultuar një vetëvrasjeje  tragjike me qëllimin “për t’i shpëtuartë keqes në botë.

Benjamin dhe Kristi Strack dhe tre fëmijët e tyre, Benson 14 vjeç, Emery 12 vjeçe, dhe Sion 11 vjeç, u gjetën të vdekur Springville, Utah më 27 shtator të vitit të kaluar.

Të martën policia sqaroi se kjo tragjedi ka ardhur pasi familja ishte e fiskuar me Apokalipsin dhe “djallin në botë”.

Djali i tyre i mbijetuar kur u intervistua, tregoi se nëna e tij kishte bërë komente se nëse gjërat  do “shkonin mjaftueshëm keq”, ajo do të largohej nga kjo botë bashkë me famlijen e saj në mënyrën me  të rehatshme të mundshme, sesa të duronte një fund të dhimbshëm.

Shefi i policisë ne Springville, J. Scott Finlayson tregoi se njerëzit që e njihnin familjen, thanë se ata  ishin të shqetësuar dhe të fiksuar për të keqen në botë”.

Të afërmit u thanë hetuesve se familja u kishte folur për “ta lënë” këtë botë, për t’i shpëtuar fatkeqësisë që po afrohej”. Ky mendim mbi afrimin e të keqes çoi vdekjen e tyre, duke përzier drogëra të ndryshme.

Hetuesit besojnë se 3 fëmijët  pinë nga një gotë të vogël me koktejin vdekjeprurës, i cili në fillim i vuri në gjumë para se t’i vriste.

Kristi vdiq nga një kombinim i drogës dhe bashkëshorti i saj Benjamin, vdiq nga nivelet toksike të heroinës, sipas një raporti nga zyra e ekzaminimit mjekësore në Utah./j.h

 

12 komente në “Familja me 5 anëtarë, vetëvrasje për t’i shpëtuar Apokalipsit”

  1. GAMORI says:

    Keta jane anetare te Kishes shejtanollogjia , Deshmitaret e Jehoves dhe te Marmoneve

  2. xyz says:

    Ah mend e kokes se shkrete.

  3. bobi says:

    po familja Sali,Liri,Gita,xeni Berisha kur do ta kryej kete akt te vetflijimit ???? presim me padurim…

  4. net says:

    Audhu bilah min a shejtan e raxhim.Iblisi i mallkuar eshte betuar qe deri ne diten e qametit njerezve do tu bej kurthe ne cdo ane,do u beje kurthe dhe do tentoje ti nxierre nga udha e drejte. Per fat te keq nje pjesee mire e miletit po e ndjek me devotshmeri. Psh, droga,alkoli,prostitucioni, dhuna ndaj prinderve,urrejtja,lakmia,xhelozia,ja keto jane veprat veprat e djallit.

    Deshmitaret e shejtanit (jehovait) jane nje sekt satanik i kamufluar. OOOOO milet u qendroni larg ,o milet mos e ndiqni udhen e dreqit se udha e dreqit te con ne ferr,ooo mlet mos e gezoni shejtanin dhe zemeroni Allahun xhele xhelahu,oooo milet pendoi e adhuroni allahun.

    1. Tironci says:

      oooooo net, po boll o vlla boll se na kalle daten ?

    2. gjynaf says:

      Kur i ben thirrje miletit dhe ti o Net trashesira, o kokrra injorantit me dukesh tamam si Ver llapa. Megjithese Ver llapa shkrete vetem llapen nxjerr kurse ti Net je kokrra karit. Lexo o kokerr injoranti lexoje dhe mesoje fene per veten tende o kokrra karit se ti as vete se di ku do ikesh ne boten tjeter o kokrra karit.

  5. net says:

    he zogu e more dozen tek blloku sot?!

    1. Arjani says:

      O te shqyfte muhamedi sumatricen ty ere o net kerma,,
      shko re atje ne Siri atje esht vendi yt,, ishalla te fusin ndonje
      bajonete bythes dhe kenaqesh dhe ti me ne fund kokrra
      Injorantit,,,

  6. Dardha says:

    Keta duhet te jene Mormone, nje sekt qe popullon pothuajse te gjithe shtetin Utah ne Shtetit e Bashkuara. Eshte nje fe e cuditshme qe pretendon se jane te krishtere por kane librin dhe teorite e tyre qe nuk kane fare lidhje me Biblen dhe Krishterimin. Dikur keta mbanin nja dhjete e me shume gra. Sepse sipas librit te tyre lejohet poligamia. Por me vone ligjet ne Amerike nuk ua lejuan me nje gje te tille.
    Mitt Romney psh. eshte mormon.

  7. CANI says:

    Gjynah tegjithve fe e gabuare i shtin njerzit te bane kesi veprimesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje