Ndarja nga jeta e Gent Demaliaj, tronditje dhe kujtime tek miqtë artistë

27 Janar 2015, 18:49Lifestyle TEMA
Ndarja nga jeta e Gent Demaliaj, tronditje dhe kujtime tek miqtë

Lajmi i hidhur i vdekjes së këngëtarit të rrokut, Gent Demaliaj ka shkaktuar zi në skenën muzikore shqiptare, por edhe tek miqtë, të afërm e kolegë të tij.

Miq të artistit të njohur, të djalit rebel që me këngët e tij la gjurmë në muzikën shqiptare dhe dhuroi emocione te forta, mes dhimbjes për humbjen e mikut dhe kolegut të tyre kanë shprehur vlerësime, por edhe kujtimet e tyre me Demaliaj.

Gent Demaliaj u shua në moshën 40 vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorrin.

Elton Deda

Nje mik i shtrenjte i gjenerates se rock-ut shkoi sot prane engjejve. Lamtumire Gent Demaliaj. Spo di ca te shkruaj….

Aurela Gaçe

Mos qaj, mos qaj

Mos qaj per vdekjen o njeri….

Genti i Djemve te Detit.

Keshtu te therrisnim…

I paharruar qofsh per familjen e miqte e gjithe fansat e tu.

Luftove gjate me semundjes, por tani shpirti yt u prehte ne paqe e te qofte dheu I lehte.

Ngushellimet me te sinqerta familjes

 Sidrit Bejleri

Sapo doli nga skena e kësaj Jete një mik i mirë…

Nuk është kollaj të shkruash rreshta të tillë për një artist që i dha muzikës shqiptare këngët që i dimë të gjithë dhe do i këndojmë gjithmonë…

Lamtumirë Gent!

Zoti të mëshiroftë

 Gent Lako

Shoku im i femijerise Gent Demaliaj u largua sot nga jeta.

Ne nje sekond mu kujtuan te gjitha, kur luanim futboll , kur luanim me shpata druri ne lagjen Beslidhja Lezhe, kur me therrisje ose te therrisja posht ballkonit me buk ne dore, kur degjonim fshehur muziken e huaj ne kohe te diktatures dhe si ti i kendoje ne menyre perfekte duke marre dhe emrin djali me i talentuar i qytetit deri ne ditet e sotme kur sa e sa net kemi konsumuar ne studio ose per qef.

Si pretendon se ndihem ne kto momente Gent. I pa harruar do ngelesh gjithmon per mua shoku im. U prehsh ne paqe.

 Stefi Prifti

Si eshte e mundur…!!

Nje humbje e madhe, pa rradhe, shume e dhimbshme, tmerresisht e parakoheshme!

I paharruar kujtimi yt, vokali yt brilant, mik i dashur, Gent Demaliaj!

Ermal Mamaqi

Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar

Se jeta doren ty nuk ta dha…

Gentjan Demaliaj…

Lamtumire…

Erion Korini

Me erdhi keq pa mase per humbjen e nje kengetari e njeriu te mrekullueshem !

S’ke per tu harruar kurre sepse kendove me talent dhe dashuri duke bere histori ne kengen shqiptare ! RIP GENT DEMALIAJ

Kastro Zizo

Rip Genti Demaliaj…nje humbje e madhe muzikes shqiptare.

Nuk do ti harroj kurre te qeshurat pa fund qe benim. U prehsh ne paqe miku im./j.h

12 komente në “Ndarja nga jeta e Gent Demaliaj, tronditje dhe kujtime tek miqtë artistë”

  1. sapa says:

    Nuk ju ndane fatkeqesite kesaj familje.Shpreh ngushellimet e mija per Ilirjanen nenen e Gentit dhe Arzanen motren e Gentit si dhe nusen e femijet e Gentit qe perjetojne kete dite te veshtire.Edhe ne si komshinj te vjeter dera deres jemi ne kete dite te hidheruar prane jush.

    1. Mira says:

      Një sëmundje që këtu në “Europë” është e shërueshme, në Albanistanin e Ballkanit merr jetë.
      Ngushëllime familjes!

      1. Ilir Hoti says:

        Injorate e grekestanit…Eshte kuruar ne ITALI !!! Nje perqindje e larte e semundjes se kancerit eshte e pasherueshme! Per fat te keq 2 shqiptare vdiqen ne Londer muajin e kaluar ne klinikat nder me te mirat ne Bote!!!! Duket se njerezit me vlere i merr zoti per vehte….te li….hane mu..

      2. asder says:

        Cope idiote, s’te vjen turp qe shkruan idiotesira.

        U prefsh ne paqe or mik i mire fatkeq dhe falia budallackes.
        Ngushellime te sinqerta families.

      3. ermalix says:

        Ngushellime familjes!
        O Mira o kafshhhhh…. ku ju di ti hallin njerezve, ik laj pjatat ne gerqi!
        Ajo eshte semundje e keqe, kot se thot populli!
        Po komentova me teper me ty o Mira tregoj injorance, po te le ne ‘parajsen’ tende!
        KAFSH!

  2. GENT DEMALIAJ – Ike dhe kuptuam sa vend bosh ke lënë tek Bota e ARTIT dhe MUZIKES-edhe tek NE!
    Nga R.MOISIU
    Muzgu, i zbehur nga dashuria, po përkëdhelë krrelat e kaltra të Valbonës, ndërsa ajo nuk e ka mendjen; ajo po mërmërin duke perënduar sytë; “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj”… Kushedi se ç’ka parë brigjeve të veta gjatë vajzërisë së përjetëshme kjo Valbonë …!Është e vetmja që di të ruajë intimitete shpirtërash; nuk ia tregon askujt, vetëm Bjeshkës dhe eternitetit! Askujt tjetër më! Valbona rrjedh anës këmbëve tona e bollshme, e trishtë , e qetë dhe e dashuruar me Përjetësinë . Ajo di të marrë me të mirë ëmbëlsisht sy njerëzish të dërrmuar nga trishtimi e dhimbja…Ke dëshirë këto minuta vetëm të vështrosh ujërat … Vetëm të heshtësh. Fërshëllima shumë e lehtë e ujërave, ngjan si një korale ëngjëjsh. Sigurisht që engjëjt kanë zërin e tyre! Ky zë ngjan shumë me zërin e gurgullimave dhe me mërmërimën e ujërave të Valbonës nëpër muzg. Është zëri i birit te që e donte aq shumë Atë dhe Valbonën, Atë dhe Bjeshkën Atë dhe Muzikën! Zëri Artistit dhe të Pavdekshmit , -GENT DEMALIAJ-Një ndër këngëtarët më të mirë të rrokut në Shqipëri, vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj, ka ndërruar sot jetë.
    REST IN PEACE, GENT!
    WE ALREADY MISS YOU!
    Ike dhe kuptuam sa vend bosh ke lënë tek Bota e ARTIT dhe MUZIKES!
    Dhimbje, Lot, Dashuri, Trishtim, Respekt!
    Raimonda MOISIU & Familja

    Hartford CT USA

  3. Tefta Ceco says:

    U prefte ne paqe!Lana ngushellimet e mia!

  4. Tak says:

    U prevsh ne paqe Gent

  5. Joni says:

    I paharruar me kenget e tua Genti i Djemve te Detit. U prehte ne paqe shpirti yt. Ngyshellime na zemra familjes.

  6. shoku says:

    u prefsh ne paqe. do mbetesh me i miri edhe per shume kohe.Respekt per çka ke bere ne kete jete.

  7. DORI says:

    Moj MIRA, s’ka shume kohe qe per nje semundje te tille vdiq edhe Joe Cocker apo Virma Lisi. Mos valle edhe ato kurat i benin ne ALBANISTAN? mos fol kot moj idiote e mos te rafte nje semunjde e tille.
    E Genti u prefte ne paqe dhe te gjitheve na vjen keq per fatin e tij te zi.

  8. Ana says:

    Ngushellime familjes se gentit zoti qoft me ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje