Aktorja e njohur, fituese e çmimit Oskar ka udhëtuar drejt Irakut ku ka vizituar kampet e refugjatëve të luftës si e dërguara e OKB-së.
39 vjeçarja, u takua me disa të refugjatë të dëbuar, të cilët janë pjesë e komunitetit kristian.
“Ikjet nga konflikti i Sirisë kanë qenë shkatërruese. Egërsia dhe brutaliteti i konfliktit dhe shkalla e dëbimeve kanë tronditur botën. Ndihma nuk ka qenë e mjaftueshme.
Asgjë nuk mund të të përgatiti për historitë e tmerrshme të mbijetuarëve, të marrëve peng, të abuzuarëve dhe të shohësh sesi ata s’mund të marrin dot ndihmën emergjente, për të cilën kanë nevojë”, – u shpreh Jolie.
Më tej ajo tha se si nënë nuk mund ta imagjinonte tmerrin e atyre fëmijëve të rrëmbyer nga ISIS.
Angelina Jolie i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë më shumë për këta njerëz.
“Ne jemi duke u testuar këtu si një bashkësi ndërkombëtare, dhe deri më tani për të gjitha përpjekjet e pafundme dhe qëllimet e mira, ne kemi dështuar“, theksoi akorja e famshme.
Fotot nga vizia e Jolie në Irak tregojnë njerëz pafund që zgjasin duart drejt saj, ndoshta më shumë si fansa të saj se sa duke pritur një ndihmë reale.
Shpesh personazhe të famshëm përdorin imazhin e tyre në fushata bamirëse, apo si pjesë e organizatave ndërkombëtare humanitare, por deri tani vështirë të thuhet se sa të suksesshme kanë qenë vizitat e tyre të përkthyera në një ndihmë reale dhe të prekshme për ata që vuajnë dhunën, luftën, varfërinë dhe sëmundjet./j.h
Tallje, me mjeranët…(!!!???)
Free sillicone for everybody !