FOTO/ Vetëm Meryl Streep mund ta ngushëllojë Aniston!

26 Janar 2015, 17:31Lifestyle TEMA
FOTO/ Vetëm Meryl Streep mund ta ngushëllojë Aniston!

Meryl Streep u nominua 7 herë para se të fitonte  një çmim si aktorja më e mirë, kështu që ajo ishte personi i duhur për të ngushëlluar aktoren Jennifer Aniston mbrëmjen e së dielës, pasi humbi çmimin për aktoren më të mirë në SAG Awards.

Për Jennifer, 45 vjeçe ky  ishte nominimi i fundit, në një varg zhgënjimesh, pasi ajo humbi përballë Julianne Moore   Golden Globe Award 2015.

Roli i Jennifer   filmin  “Cake” u cilësua si ” një performancë  e denjë për Oscar”,  por ylli i serialit “Friends” nuk ka qenë me fat as këtë vit.

Ndërsa aktorja e madhe Meryl Streep e fitoi çmimin e saj të parë në  “SAG Award” në vitin  2003  për filmin  “Angels In America”,  pas nominimeve për filmat “The Bridges of Madison County”, “The Hours”  si edhe për “The Devil Wears Prada”.

Ylli i Hollivudit ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në Oskar me filmin  “The Iron Lady” ,  Critics’ Choice Awards (Doubt) dhe Golden Globes për filmat “The Devil Wears Prada”, “Julie & Julia” dhe “The Iron Lady”.

Ndërsa Aniston, qysh nga roli i saj si Rachel në serialin Friends, e ka gjetur veten gjithmonë të nominuar për çmime të rëndësishme, por asnjëherë fituese. Dhe në këtë rast, askush më mirë sesa e madhja Meryl Streep nuk mund ta kuptojë. /j.h

 

6 komente në “FOTO/ Vetëm Meryl Streep mund ta ngushëllojë Aniston!”

  1. Pilo Lala says:

    Kjo eshte aktore skandaloze. Rolet e saj jane per ibret.
    Kete e mban Media per te bere gallate, sic ben me Kardashianet.

  2. Meryl S,
    mbetet per mua nji nder aktoret femina me te dashura. Ndersa sa i takon. il mio grande amore ? Jenny…do thoshja vetem kaq : Jam ne rrugen e duhur per ta harruar ate perfundimisht , sepse me ne fund u binda se ajo eshte thjesht nji zhgenjim…asgje qe ne aparenc duket.

    1. Jenny says:

      Brad ..thote Jenny
      Meryl eshte aktore legjendare si rrallekush. Ndersa ti nuk je drejt rruges se harrimit se asgje nuk harrohet (per mire apo per keq).Por gjete lumturine sepse une isha egoiste dhe zgjodha karieren parpara familjes.

  3. angelina jolie says:

    Brad dhe Janny, si shume po kruheni ju me njoni tjetrin, jo harrohemi jo s’harrohemi… kjo nuk ka rendesi, rendesi ka se loja eshte ne doren time..jam une ajo qe kam fitu

  4. Gzimi says:

    Po ai tullaci na mbrapa, te foto e pare, mos eshte gje Rezart Taci!!!

  5. maqo says:

    Jennifer eshte yll edhe pa e marre cmimin. Ka klas dhe eshte femer me dinjitet. Mos hani kot ju me siper ziliqare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje