Në një deklaratë për gazetën beogradase “Veçernje Novosti”, të enjtën, Aleksandër Jabllanoviq akuzon kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. “Kurti po do te rrëzoje pushtetin, jo mua”, ka pohuar kreu i Listës “Srpska” dhe ministri për Kthim e Komunitete, Jabllanoviç.
Kërkesa për dorëheqjen time është vetëm shkas për ndërrimin e qeverisë kosovare, ngase opozita shqiptare nuk ka mundësi të vijë në pushtet me metoda demokratike. E për dorëheqjen as që më shkon në mendje ta bëjë, transmeton Zëri.info.
Jabllanovic jep përgjigje edhe në pyetjen: “Demonstruesit, duke kërkuar ndërrimin tuaj, kanë demoluar Prishtinën.
“Opozita ka zgjedhur që përmes rrugës të vijë në pushtet, mirëpo jam i bindur që Qeveria aktuale do t’ia dalë ta kapërcej krizën. Lista “Srpska” asnjë çast nga Beogradi zyrtar nuk ka nxitur në destabilizim, por qëllimi ynë është që të krijohet siguria më e mirë dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Jabllanoviç.
Madje ai ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.
“Në asnjë moment nuk kam pasur dilemë a duhet të japë dorëheqje. Nuk kam shkelur rregullat që vlejnë për ministrat, e deklarata ime, kinse është shkas për protesta, ajo është e qartë për të gjithë, pos atyre që e shfrytëzojnë si shkak të dhunës. Çështja e “Trepçës” është komplekse. Jam i kënaqur që kështu mendojnë edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët këtë problem e kanë pezulluar për ta shqyrtuar në mënyrë të qetë dhe të drejtë, ka deklaruar Jabllanoviç. /Zëri/
IK ORE BY…IR.
Ky leshi i perseriti vetem fjalet e Is Mustafes, t´e cilat i tha me 28.01.2015!
Ky albin kur ti eshte tipik komuniste partia e tij duhet te nxiret jasht ligjit
Ky duket qarte se i ka pipzat mire me Thacin dhe Mustafen.
@Daniel: Po ti mor shurr_q, cme nxjerr zerin tend prej serbi te qelbur ketu.
S’e ka fajin serbi ketu, serbi vetem gjen… pa shin; e kemi kalin e Trojes brenda…!
Qeeveria e Thaçit eshte nje qeveri kukull e Beogradit, per kete tashme s’ka pike dyshimi!