Milani, Inter dhe Roma e kishin refuzuar Pogban

29 Janar 2015, 15:12Sport TEMA

Agjenti i Pol Pogbas ka zbuluar se edhe Interi edhe Milani kishin pasur rast të nënshkruajnë me mesfushorin e Juventusit, siç kishte pasur edhe Roma.

“Milani dëshironte ta merrte atë në bashkëpronësi me Xhenoan dhe ta dërgonte atë atje”, ka thënë Mino Raiola për Gazzetta dello Sport..

“Ne e refuzuam këtë.

Interi tha se ata nuk duan të jenë të pasjellshëm ndaj Aleks Ferguson.

Me Juven, marrëveshja ishte kjo: E merrni, i jepni pagë të ekipit të parë menjëherë, merrni përgjegjësinë dhe nuk e huazoni.

Personi i parë të cilit ia ofrova atë ishte drejtori sportiv i Romës, Sabatini.

Ai më tha, ‘Raiola, nuk po më ofron asnjë të mirë’.

Mora lapsin dhe shkrova ‘Pogba’”, ka kujtuar më tej holandezi.

Roma ka konfirmuar se Pogba i është ofruar klubit, por është “arsyetuar” se agjenti kishte kërkuar përqindje të lartë për të.

1 komente në “Milani, Inter dhe Roma e kishin refuzuar Pogban”

  1. M35 says:

    mire kane bere se ky eshte shpetimtari juves
    nje lojtar normal por kur ska rivale ne kampionat
    medioker si italiani duan ta bejne yll
    shikojeni me kombetaren dhe ne champion ligue cfar jep
    hic,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje