Luis Figo zyrtarizon kandidaturën për kreun e FIFA-s

28 Janar 2015, 15:28Sport TEMA

Luis Figo kundër Sepp Blater.

Ish- mesfushori i Barcelonës, Realit të Madridit dhe Interit zyrtarizon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale te FIFA-s që do të zhvillohen gjatë këtij viti.

Në një intervistë për CNN, ish lojtari i Kombëtares së Portugalisë sqaroi arsyet e këtij vendimi:

“Jam i shqetësuar për futbollin dhe me atë që po ndodh me imazhin e FIFA-s.

Nëse kërkon fjalën FIFA në internet rezultati i parë që del lidhet me fjalën “skandal”.

Duhet të punojmë për të përmirësuar imazhin sepse futbolli meriton më shumë se kaq”.

Në vijim të intervistës së tij, fituesi i Topit të Artë në vitin 200 shton se drejtuesi aktual është konsumuar në krye të këtij institucioni që ka nevojë për ndryshim:

“Duhet ndryshuar lidershipi për të pasur sa më shumë transparencë. Ky është momenti i duhur.

Kam diskutuar me shumë njerëz të rëndësishëm të futbollit, presidentë dhe federata dhe ata mendojnë se gjërat duhet të ndryshojnë.

Vitin e shkuar isha në Brazil dhe pashë reagimin e njerëzve në lidhje me imazhin e FIFA-s”.

Kandidatë të tjerë në garën për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s janë edhe ish anëtari i Anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Jerome Champagne, princi jordanez Ali, presidenti i Federatës Holandeze, Michael Van Praag dhe ish lojtari i Totenhemit e Njukastëll, David Zhinola.

 

1 komente në “Luis Figo zyrtarizon kandidaturën për kreun e FIFA-s”

  1. Shoqja Kotes says:

    Shyqyr te ikin kto francezet, se na jan bo si Armando duka dyhet me mar ekskavator me i shkul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje