Shefi ekzekutiv i Bajern Munich, Karl-Heinz Rumenige thurri elozhe për punën që Pep Guardiola po bën në Bavari.
Drejtuesi i kampionëve të Bundesligës, deklaroi me shaka se kur bëhet fjalë për etike, Guardiola është më gjerman seç janë vet gjermanët.
Kjo deklaratë vjen fill pas lajmit për një zënkë të mundshme mes trajnerit katalanas dhe drejtorit sportiv, Matias Samer.
Megjithatë, Rumenige siguroi se 44-vjeçari do të qëndrojë në “Allianz Arena” edhe sezonin e ardhshëm.