Ndeshja në Kupën e Italisë me Lazion, vendimtare për Inzagin

25 Janar 2015, 14:03Sport TEMA

E ardhmja e Pipo Inzaghit nën drejtimin e Milanit do të varet nga Lazio në ndeshjen e rradhës kundër Kupës së Italisë.

Pas një starti skandaloz që kuqezinjtë kanë bërë në këtë fillim viti, duke mos arritur asnjë fitore, me vetëm një pikë ka bërë që trajneri Italian të jetë në prag të shkarkimit nga stoli I “Djallit”.

Presdidenti Berluskoni I vuri ultimatum skuadrës dhe drejtuesve të ekip, në rast se në dy ndeshjet e rradhës kundër Lazios për kampionat dhe kupë nuk do të rikthet tek fitorja, numri një I Milanit lajmëroi se do të ketë masa drastike ndaj skuadrës.

Por pësëri ekipi nuk ka reagur në ndeshjen kundër kryeqytetasve për kampionat, dhe Inzaghi do të ketë përsëri, dhe një shans ndaj Lazios për tu hakmarrë në Kupën e Italisë, për të qëndruar në pankinën e kuqezinjve.

Në ditët e fundit kanë qarkulluar edhe emrat e parë që janë kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Milani në rast se Inzaghi do të shkarkohet.

Emri I parë që po qarkullon është ai I Luciano Spaletit dhe ish-trajnerit të kombëtares Italiane Cezare Prandeli, por në fillim do të pritet ndeshja e Milani kundër Lazios e cila do të jetë vendimtare për Pipo Inzaghin./f.b

 

 

3 komente në “Ndeshja në Kupën e Italisë me Lazion, vendimtare për Inzagin”

  1. aqo says:

    e pati dhe kjo pune o Pipo…………

  2. Vlonjati 12 says:

    Tre trajnier ne me pak se 2 vjet, Alegri, Sedorf dhe tani Inzagi. Nuk eshte faj i i tyre, po i Berluskonit qe shpenzon shuma te medha per ahengje me kurva se sa per ekipin. Atje ku hidhet parja vjen dhe rezultati, kujtoni Realin, Barçan, Bajernin, Çelsin, etj. Te vjen keq per ata mijera tifoz te Milanit ne Itali e kudo ne bote, qe presin nga ky ekip i mbaruar.

  3. Majestiku says:

    E mor Pipo.Si futbollist ishe shume i zgjuar,por deshira e madhe per tu bere trainer te ka bere budalla.Ti je viktime e politikes se Berluskonit qe me krimb kerkon te nxjere ngjalen sa vete me kembe.Ai ka nje ekip germadhe me ca lojtare medioker ose 5 lek tufa, ben reklame me emrin MILAN per ti sugjestionuar kundershtaret dhe do Milanin kampion.Largoju 1 ore e me shpejt mafiozit plak Berluskon se do diskreditohesh perfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje