Akuzat e Riberi: Topi i Artë, një çmim politik

23 Janar 2015, 16:23Sport TEMA

Frank Riberi iu rikthehet edhe një herë polemikave rreth Topit të Artë, duke kujtuar se ky çmimin individual është politik dhe mbetet një lojë mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.

Dy sulmuesit që mbrojnë ngjyrat e Realit të Madridit dhe Barcelonës e kanë bërë pronë të tyre këtë trofe në 7 edicionet e fundit dhe sipas Riberi, askush nuk mund t’i rivalizojë dy yjet e Primera Division:

“Për aq kohë se Ronaldo dhe Mesi do të jenë në qarkullim, finalisti i tretë duhet ta ketë të qartë se përballë tyre nuk do të ketë shanse për të fituar.

Është e njëjta histori çdo vit.

Nuk e di se cfarë duhet të fitojë një futbollist për ta fituar Topin e Artë.

Manuel Nojer është portieri më i mirë në botë në dy-tre vitet e fundit, ai fitoi trofe të rëndësishëm me Bajernin, triumfoi në Kupën e Botës si dhe u shpall gardiani më i mirë në Brazil 2014.

Me sa duket kjo nuk mjafton dhe unë thjesht nuk e kuptoj këtë gjë.

Për mua është cmimi i Topit të Artë është politik.”

Frank Riberi u rendit i tretë në këtë garë për vitin 2013, ndonëse kishte luajtur një rol kyc te Bajerni, që nën drejtimin e Jup Heinkens fitoi gjithcka në atë vit.

Francezi pasi humbi Kupën e Botës për arsye dëmtimi u tërhoq përfundimisht nga kombëtarja, për t’iu përkushtuar vetëm Bayernit të Mynihut.

3 komente në “Akuzat e Riberi: Topi i Artë, një çmim politik”

  1. Bashkim Pitarka says:

    Riberi,jeta eshte llogari! Futbollistet si Messi dhe Ronaldo jo vetem se e kane kthyer ne art futbollin e sotem,por ata jane konkretisht kontribues te medhenj te mbushjes se arkave te stadiumeve(sepse bejne loje te bukur dhe me shume gola qe kerkohen nga spektatoret qe mbushin stadiumet super te medha)por edhe arkat e federateve dhe firmave tregtare qe sponsorizojne veprimntarite nderkombetare futbollistike dhe reklamojne nepermjet tyre veten me foto dhe videoklipet e ketyre dy artisteve te medhenj te futbollit nderkombetar!Pa keto te fundit nuk do te kishte fare kupa apo edhe”Top te arte” e “Kepuce te arte”!
    La voi la,notre ami Ribery!

  2. Tulipani says:

    Riberi ka shume te drejte dhe per sa kohe te jete blater kjo histori do vazhdoje.

    1. Argita_B says:

      Nese Riberi kerkon “drejtesi” per dhenien e trofeut duhet te pranoje te uli rrogen e tij ne te njeten kohe. Futbolli i sotem shet endra, pra ka nevoje per futbolliste si Messi e Ronaldo. Riberi mer 10 milion euro ne vit duke “pnuar” 5 ore ne dite dhe kerkn drejtesi nga shoqeria qe jeton!!!!! Ka nje shumice qe puojne 9 ore ne dite dhe nk arrijne te marin 10 mije euro ne vit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje