Herolind Shala, kapiten i Spartës së Pragës

22 Janar 2015, 15:21Sport TEMA

Herolind Shala merr menjëherë rolin e protagonistit në radhët e Spartës së Pragës, skuadër të cilës iu bashkua vetëm pak javë më parë.

Në miqësorën që kampionët në fuqi të Cekisë zhvilluan ndaj Zilinës, 22-vjecari mbante në krah shiritin e kapitenit, edhe pse ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e kësaj skuadre, raporton Sport News.

Me numrin 10 mbi shpinë, Shala mori përsipër organizimin e lojës së Spartës, ndërsa në fund të takimit, që përfundoi në barazim 1-1, meritoi edhe vlerësimet e trajnerit Vitezslav Lavicka, që i kishte dhënë përgjegjësi futbollistit të kombëtares shqiptare që në ndeshjen e debutimit.

Një start mbresëlënës për Shalën në futbollin cek, edhe pse jo në një ndeshje zyrtare. Fakti që te Sparta ka marrë menjëherë shiritin e kapitenit do të thotë se drejtuesit e klubit e kanë ndërtuar rreth tij projektin e së ardhmes.

Herolind Shala spikati për tre sezone radhazi te Odd në Norvegji, ku shënoi 20 gola në 90 ndeshje të kampionatit norvegjez, ndërsa në muajin nëntor debutoi edhe me kombëtaren shqiptare në miqësoren me Francës, për t’u aktivizuar në minutazh të reduktuar edhe me Italinë në Luiggi Ferraris të Genoas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje