Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu analizoi aktualitetin në klubin katalanas në një intervistë të tij, ku ndër temat kryesore ishin mbështetja ndaj trajnerit Luis Enrikes, si dhe natyrisht elozhet për Lionel Mesin:
“Mesi është i lumtur dhe shumë mirë nga ana psikologjike.
Ka një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar gjithshka këtë vit.
Isha me të dhe konstatova që është i lumtur.
Ai është numri një në botë, edhe pse cmimet i marrin të tjerët. Është ambicioz dhe dëshiron të fitojë. Po bën një sezon fantastik. Është lider dhe vepron si i tillë.
Do ta mbajmë Mesin edhe për shumë vjet dhe nuk dëshirojmë ta shesim”
Numri një i Barcelonës shtoi se Neimar, Mesi dhe Suarez formojnë sulmin më të mirë në botë dhe janë objekt zilie për klubet e tjera, ndërsa për sa i përket figurës së trajnerit Luis Enrike, që është vënë në diskutim kohët e fundit, presidenti bëri publike mbështetjen e tij totale në drejtim të teknikut asturian:
“Luis Enrike është trajneri ideal, do të ketë një karrierë të gjatë në klub.
Sa për zërat për mosmarrëveshje mes tij dhe Mesit kujtoj se që të dy përgënjeshtruan ato që janë thënë. Kërkesa e lartë e trajnerit është një virtyt i tij”.
Josep Maria Bartomeu e cilësoi edhe një herë si absurd vendimin e FIFA-s për t’i ndaluar blerjet në merkato Barcelonës deri në 2016 si ndëshkim për parregullsitë në kontratat me futbollistët e rinj të La Masias, ndërsa për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme presidenciale te Barcelona shtoi se objektivi i tyre është që klubi të fitojë qetësinë duke i ftuar të gjithë ortakët që të bëjnë zgjedhjen e tyre, raporton Sport News.
Kush mund ti kundervihet mendimit te tij se Gjigandi Messi eshte sot lojtari numer nje ne bote? As Pele,as Krojf,as Maradona dhe as Ronaldo nuk kane qene ne nivelin tekniko-taktiko-organizativ-rezultativ sic eshte Gjigandi Messi.deri me sot Messi eshte lojtari me i mire i te gjitha koherave te futbollit Boteror.