VIDEO/Reali përmbys Getafen

18 Janar 2015, 14:22Sport TEMA

Pas eleminimit nga kupa e mbretit kundër Atletico Madridit, Reali Madridit është rikthyer tek fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 Getafen.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka zhvluar një lojë të bukur, sidomos në pjesën e dytë, kur shënoi dhe golat e fitores, pasi pjesa e parë u mbyll ne shifrat e barabarta.

Pas 63 minutave lojë, ylli i madrilenëve Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin duke kaluar ne epërsi ekipin e tij.

Nuk vonoi shumë dhe skuadra “merenge” përmes Gareth Bale dyfishoi shifrat. 10 minuta para përfundimit të takimit është sërsiht fituesi I topit të artë Cristiano Ronaldo, i cili realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij në këtë ndeshje.

Real Madrid kryeson kreun e tabelës më 45 pikë, katër më shumë së Barcelona e cila ka një ndeshje më pak./f.b

 

http://www.youtube.com/watch?v=g5sVYFhAEAw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje