Aventura amerikane me Këln po shkon mjaft mirë për qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, që gjendet bashkë me ekipin e tij në SH.B.A. për fazën përgatitore.
Ekipi i Bundesligës së parë, që si synim kryesor ka qëndrimin në kategori, jo vetëm po punon intensivisht, por gjithashtu futbollistët po argëtohen jo pak dhe gjatë kohës së lirë, duke xhiruar pothuajse çdo gjë që bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në qytetin e Orlandos.
Mërgim Mavraj, madje ka qenë një prej lojtarëve më aktivë në këtë grumbullim për ekipin e Këlnit duke dhënë shpesh intervista në lidhje me udhëtimin por dhe përgatitjet e skuadrës.
Ndërsa së fundmi një foto e tij në kohën kur luante për Darmastadt është komentuar jo pak nga shokët e tij të ekipit, për modelin e flokëve të Mërgimit në atë periudhë, që e ka marrë gjithçka me sportivitet.
Ndeshja e parë e Këlnit në Bundesliga për fazën e dytë do të jetë më datë 31 janar në transfertë ndaj Hamburgut.
I paska pas floket i lek plepi