"Lacazette më i mirë se Gareth Bale"

13 Janar 2015, 17:11Sport TEMA

Sipas presidentit të Lyonit, Jean-Michel Aulas, Alexandre Lacazette është më i mirë se ylli i Real Madridit, Gareth Bale,

23-vjeçari shënoi 15 gola sezonin e kaluar, por tashmë ka shënuar 19 herë këtë sezon, duke nxitur spekulime se ai mund të largohet drejt ndonjërit prej klubeve më të mëdha evropiane.

“Është vështirë të jepni një shifër për të”, ka thënë presidenti i Lyonit për Le Parisien, transmeton Telegrafi.

“Cili është emri i uellsianit te Real Madridi? Mendoj se Alexandre është shumë më i mirë. Por Alexandre nuk ka një çmim, ndaj është e kotë të mendojmë për këtë.

Ai është djalosh inteligjent, e njeh ekipin dhe trajneri e lejon atë ta shprehë veten dhe të bëhet një prej sulmuesve më të mirë në Evropë.

Lyon do të zhvillohet më shpejt se të gjithë rivalët e mëdhenj evropianë.

A do të detyrohet Alexandre të largohet para Euro 2016? Nuk mendoj kështu. Pyetja është nëse ne mund të arrijmë Ligën e Kampionëve, ne kemi nevojë ta bëjmë këtë për të ruajtur lojtarët më të mirë”, ka thënë ai.

2 komente në ““Lacazette më i mirë se Gareth Bale””

  1. d.gorezi says:

    Duhet ti shqiperoni ,sipas rregullave ,emrat e huaj.

  2. Argita_B says:

    Lyon ndryshe nga nje pjese e madhe e klubeve te medha evropian eshte nga te vetmit qe ekipin aktual e ka te bazuar nga akademia e tij, pra lojtare te formuar vet dhe jo te blere ma shifra marramendese.
    Nese Lyon vazhdon te mbetet ne krye te kampionatit francez, ka shume mundesi te rifilloje nje cikel te ri e te luftoje me klubet me te mira te Evropes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje