Kristiano Ronaldo është shpallur fituesi i çmimit më prestigjioz për futbollistët.
Ai ka marrë për të dytin vit radhazi “Topin e Artë”.
Portugezi ka fituar përballë portierit gjerman, Manuel Nojer dhe rivalit të tij të përhershëm, Lionel Mesi.
Ndërkohë, në ceremoninë e zhvilluar në Zyrih, Joakim Lëv është shpallur trajneri më i mirë.
Ai ka fituar përballë Karlo Ançelotit dhe Diego Simeones.
FIFA sakaq ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë të vitit 2014 i cili është:
Portieri më i mirë për 2014 është Nojer
Mbrojtësit më të mirë për 2014: Lahm, Serxhio Ramos, David Luiz dhe Tiago Silva
Mesfushorët më të mirë për 2014: Di Maria, Kros dhe Iniesta
Sulmuesit më të mirë për 2014: Mesi, Ronaldo dhe Roben.
Çmimin Ferenc Pushkash për lojtarin e ri më të mirë e ka marrë James Rodriguez./b.l
David Luiz, Tiago Silva hahahahahaaaaaaaaaa, a nuk ishin keta ne krye te falimentit boteror te Brazilit? Ju lljefsha cmimet.
Tamom! Lojtar me i dhier nuk e gjen.
I nderuar emigrant
Megjithese jam tifoz i Brazilit, jam dakord me komentin tuaj. Vetem, pa dashur t’ju ofendoj, desha t’ju pyes se sa kohe keni ne Nju Jork, qe keni harruar si shkruhen disa fjale (apo edhe shkronja te alfabetit).
Nuk e di si thoni andej nga ana juaj, por ne ketej i themi “te dhjefsha …”, dhe jo “te lljefsha”. Fjale pak banale por e permban fjalori. Kam vene re qe ne Berat dhe ne Korce, emisionit te se djeles ne Top Channel i thone “Portokadhi”.
Megjithate, per te ardhur prape tek tema e muhabetit, te pakten David Luiz nuk duhet te figuronte fare.
Pershendetje nga Anglia
O nga luzi vogel,pranej! Komshi me van dam sulen. ?
Ato dy qendermbrojtesa(njeri s’luajti kunder Gjermanise) vertet qe nuk shkelqyen ne Boteror, megjithese qe te dy shenuan gola deciziv per Brazilin. Problemi eshte, qe Boterori vertet qe eshte moralisht Kompeticioni me i madh(championsi eshte 100 here me i bukur), por gjate boterorit nje lojtar maksimumi i ndeshjeve qe luan eshte 7, nderkohe ata futbolliste gjate nje sezoni mund te zhvillojne rreth 60 ndeshje, ku mund te kene shkelqyer dhe marre shume trofe.
Çar suprize tregon ai zarfi kur qe ne fillim te votimit te gjithe e dine se kush do e fitoj.Pika Blaterit qe e ka bere si shtepine e tij e ben çte doje.Le ta fitoje kush te doje topin e arte qe ne rastin konkret nuk i takonte Ronaldos,por te gjithe e dinin pa filluar fare votimi qe do tja jepnin atin.Topin e arte sivjet duhet t’ia jepnin atin portierit te shkelqyer Manuel Nojer.
Sepse panvaresisht nga gjithçka e ndyre qe behet ne keto raste dihet nga te gjithe se Lionel Mesi eshte lojtari me i mire ne bote.Me i mahniteshmi.Me i pabesueshmi.
ka qene
fitoj ronaldo si LSI ne shqiperi.j votoni ne vendosim thot blater.topin e arte e meritonte Neuer.
Manuel Neuer e meritonte . Kupa e Botes eshte Kompeticioni me i rendesishem ne futboll .
Nese Cristiano i Championsit fitoi topin e arte perballe Neuerit qe fitoi boterorin ateher s’arrij te kuptoj pse jo Ancelotti si trajneri me i mire i vitit . Ne fakt Ancelotti eshte me i mire se Loew se ka fitu shume ndersa Loew fitoi boterorin me lojtare dhe loje made in Guardiola .
Nejse …edhe Ballon D’Or esht bo mut fare qe kur e ka marr Blatter..shume me mire kur ishte France Football !
Ju qe keni komentuar ne fund, qenkeni ca tifoza te semure te Gjermanise. Po si mund te fitoje topin e arte nje portier, kur pretendente jane dy nga sulmuesit qe bota do t’i mbaje mend per nje kohe shume te gjate? ju me duket qenkeni nga ato qe kur shifni ndonje ndeshje, thoni: Ishalla del ndeshja 0-0 dhe s’behet nej gol. Nuk qenka futbolli per ju, shifni nej sport tjeter. Do te ishte nje skandal nqs Topin e arte do ta merrte nje protier, kur dy kandidadet e tjera jane sulmuesa qe shenojne te dy bashke rreth 120 gola ne vit, dhe kur nje nga arsyet qe gjithe bota shef futboll dhe qe stadiumet Bernabeu dhe Kamp Nou mbushen, jane pikerisht keto dy lojtare. Per sa kohe keto dy lojtar jane ne qarkullim, asnje futbollist s’mund te pretendoj ta marre ate cmim, akoma me teper nje protier.