Kampioni i botës në kikboks Ismail Keta, pëson paralizë në tru

10 Janar 2015, 15:00Sport TEMA

Nuk ka filluar mbarë viti 2015-të, për kampionin e trefishtë në kikboks Ismail Keta.

Sportisti i suksesshëm është gjendur në një spital në Gjermani, pasi është goditur nga një paralizë në tru.

Mjekët mendojnë se shkalla e goditjes nuk është shumë e lartë dhe Keta shpejt mund t’i rikthehet ambjenteve sportive, raporton Ora Sport.

Vetë Ismaili, ka shkruar një status në rrjetin social Facebook, ku midis të tjerash ai thekson:

“Falenderoj Zotin që e kisha me vete në këtë moment të vështirë, të cilin e kalova pa pasoja. Unë jam më mirë dhe po të jetë nevoja ngjitem sërish në ring edhe pse kam dhënë dorëheqjen. Shëndeti është i rëndësishëm, por kur je prind ai është edhe më i rëndësishëm”.

Ismail Keta stërvit në Gjermani forcat speciale të policiesë gjermane dhe vetëm pak kohë më parë së bashku me vellanë e tij Gjetanin , zhvilluan një ndeshje bamirësie në qytetin e tyre të lindjes Bulqizë, fondet e të cilës do të shërbejnë për ndërtimin e amjenteve sportive të qytetit.

11 komente në “Kampioni i botës në kikboks Ismail Keta, pëson paralizë në tru”

  1. Zigur Qarri says:

    Sherim te shpejte.
    Jo vetem sportist i madh,por edhe njeri me zemer te madhe.Kam qene prezent kur isha ne Oktoberfest 2013,kur Zoti Keta organizoi ndihmen per nje vajze
    shqiptare me nje semundje te rende.Mbasi shuma e madhe(180 Euro)nuk u arrit
    hypi ne rring ekstra per te plotesuar shumen qe kerkonin mjeket.
    Edhe nje here,sa me shpejt prane familjes.

  2. Piklishi says:

    Hiq mos u terhiq nga sporti ma injorant i shoqerise njerezore.Sa ma pak tru aq ma i fort behesh.
    E keqja mbetet tek familja se duan nji prind me mend dhe jo trim.
    Ne fund te fundi deshiroj qe te jetosh normal ne plotsimin e gjitha kushteve qe kerkon familja dhe ne vecanti femijet.

    1. Koli says:

      Nuk ka sport injorant ore kungull. Ai eshte sport. Jo po rri cigare, kafe e kolltuk tu pa televizor gjithe diten sic bejne ne shqiperi e kosove. Ai tjetri stervit forcat speciale gjermane, ka gjith ato aktivitete nuk eshte jeta vec grushta per te e per kedo sportist.

  3. raimond vlonjati says:

    Sherim te shpejte Keta dhe te shkosh sa me shpejte prane familjes plot shendet e jete

    Edhe , shko edhe ndonjehere andej nga Shqiperia sterviti ndopake edhe ato forcat tona speciale

  4. fatjoni says:

    Sherim sa me te shpejte

  5. vini says:

    sherim sa me te shpejte jemi me ty,

    DOJRA TE THEKSOJA QE PJESTAR TE FAMILJES TIME I KANE BERE
    NJE VIZIT TE PALESTRA E TYRE DHE KANE NGELUR TE HABITUR
    SE SA MIRE I KANE PRITUR DHE RESPEKTUAR VETEM PER FAKTIN SE
    JAN SHQIPTARE ,DY VELLEZER SHUME TE THJESHTE E TE MREKULLUSHEM

  6. aa says:

    Sherim te shpejte!
    Shendet e mbaresi, familjarisht! ?

  7. GAMORI says:

    AI KA PESUA “NJE GODITJE HEMORAGJIKE ” OSE “TROMPOZE “NE “TRU ” ,QE TE KRIJON NJE PARALIZE NE TRUP !

    MUND TE THUHET , QE KA PATUR NJE RRITJE TE TENSIONIT , QE JEP PARALIZE NE FYTYRE PERKOHESISHT DHE KJO E KA EMRIN MJEKESOR “ISHEMI CEREBRALE”!
    HELLO GAZETAR : MEGJITHESE E KENI DIPLLOMEN GAZETAR , DUHET PATJETER TE BENI SPCIALIZIME TE NDRYSHME , QE TE SHKRUANI DREJT DHE SAKTE NJE ARTIKULL , POR ME KEQARDHJE VEREJ SE E KENI MARRE KETE PROFESION ME KURSE TREMUJORE DHE TREGONI INJORANCE NE SHKRIMET TUAJA !

  8. Piklishi says:

    O,Koli pse me fyen.Une keshtu e konsideroi ate lloj sporti.Rrezultati praktik ndodhi me paralize truni ne koken e kikboksit dhe jo ne timen dhe ne tanden.Ndersa angazhimi ne pune per stervitje asht gje mjafte e mire dhe e dobishme.I sherben te ardhemes,shoqerise.Ky kikboski asht origjinal si sporti i gladiatorve.Po me nji ndryshim qe njeri do te perfundonte i vdekur nese kerkonte publiku me gishtin posht.

  9. PPSH says:

    Sa me shpejt, qiqër, prane familjes !

  10. Shkoder says:

    Sherim sa ma te shpejte. Je njeri shum i mire dhe duhet te marrim shembull nga ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje