Real Madridi rikthehet tek fitorja, pas tre humbjeve rradhazi të pësuar kundër Milanit në miqësore ,Valencias në kampionat dhe në derbin kundër Atletiko Madrid për Kupën e Mbretit.
Ekipi I drejtuar nga trajneri Italin Karlo Ancelotti mposhti me rezultatin e pastër 3-0 në “Santiago Bernabeo” ekipin e Espanjolit.
Madrilenët zhbllokojnë shumë shpejt rezultatin që në minutën e 12 Rodriguez, duke kaluar në epërsi Los Blankos. Në minutën e 27 Gareth Bale dyfishon shifrat duke realizuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke e çuar Realin e Madridit në dhomat e zhveshjes, me avantazhin 2-0.
Në pjesën e dytë Madrilenët mbetën me 10lojtrë pas ndërhyrjes së ashpër që Koentrao bëri ndaj kundërshtarin duke e lënë ekipin me 1 lojtarë më pak. Por kjo nuk ndikoi aspak, pasi Reali shënoi edhe golin e tretë me mbrojtwsin Nacho, duke arritur kwshtu fitoren e parë për këtë vit./f.b
http://www.youtube.com/watch?v=J4e30iOcDQE