Nasri: Nuk e mendoj rikthimin te përfaqësuesja franceze

12 Janar 2015, 15:08Sport TEMA

Mesfushori i Manchester City, Samir Nasri, ka bërë të ditur që rikthimi i tij në kombëtaren e Francës është një temë e mbyllur, edhe nëse në të ardhmen do të bëhet ndërrimi i trajnerit të Gjelave.

27-vjecari deklaroi largimin nga kombëtarja pasi trajneri Didier Deschamps e la jashtë skuadre në Botërorin e Brazilit verën e kaluar, një veprim që solli dhe këtë vendim të futbollistit, raporton Sport News.

Madje mesfushori e përforcon edhe më shumë këtë vendim, duke treguar vendosmërinë e tij për të mos luajtur më me kombëtaren e Francës edhe në rast të ndryshimit të trajnerit:

“Karriera ime tek Franca ka përfunduar edhe nëse një ditë do të ndërrohet trajneri.

Ëndrra ime ka qenë gjithnjë të luajë në një Kupë Bote, por unë kam humbur dy për arsye të ndryshme.

U përpoqa të flisja me Deschamp, por ai nuk dëshironte të fliste.

Kemi të njëjtin menaxher, gjë që mund t’i bënte gjërat edhe më të thjeshta, por në fund të fundit është vendimi i tij dhe unë duhet ta respektoj.

U tha që kisha probleme me sjelljen time dhe për të zgjidhur këtë kërkova një takim.

E pranoj nëse ka futbollistë më të mirë se unë.

Në fund të fundit ishte një Kupë Bote dhe duhet të bësh sakrifica të mëdha”.

Nasri ka luajtur me përfaqësuesen e Francës në Euro 2008 dhe 2012, duke u aktivizuar në 41 takime për blutë, me të cilët shënoi edhe 5 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje