Manchester United është duke bërë gati një super-ofertë për sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavanin.
Mediat britanike kanë raportuar se ish ylli i Napolit nuk po kalon një periudhë të mirë tek kampionët e Francës, dhe duket se lojtari dëshiron largimin nga “Parku i Princave”.
Sipas mediave Britanike, klubi nga “Old Trafordi” është duke planifikuar që të nis negociatat me francezët e PSG-së për të transferuar Cavanin në Angli.
Theksohet se United do t’i ofrojë PSG-së një super ofertë për sulmuesin e Urugait, i cili kërkohet edhe nga Arsenal dhe Liverpooli./f.b
Ky eshte nje lojtar kot,sa here e shohim tallemi me te.Ose kane krisur nga trute ne M.United ose behet per ndonje ndarje parash.