Lionel Messi zgjodhi të fliste për mediat pranë Barcelonës pas fitores 3-1 me Atleticon e Madridit në “Camp Nou”, ku gjeti rastin të shpjegonte marrëdhëniet me Luis Enriquen, apo zërat që e shohin larg skuadrës blaugrana. Fillimisht 27-vjecari komentoi suksesin ndaj Los Colchoneros:
“E kishim të qartë se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe që do të përcaktonte të ardhmen tonë. Që kur trajner i Atletikos është emëruar “El Cholo”, gjithmonë ka qenë e komplikuar të luash ndaj tyre. 11-metërshi? Nuk ishte ndërhyrje e parregullt. Deri në atë moment ata nuk i ishin afruar zonës sonë.”
Më pas argjentinasi jep versionin e tij për gjithcka është thënë në media, për marrëdhëniet me trajnerin dhe futbollistë të tjerë që janë larguar nga Barcelona:
“Cfarë s’është thënë për mua dhe më vjen mirë që kam rastin të them versionin tim.
Nuk është e vërtetë që marrëdhëniet e mia me trajnerin janë të tensionuara. Është shkruar se kam patur marrëshënie te këqija me Guardiolën, me Ibrahimovic etj. Nuk kam denjuar as t’i komemtoj këto gjëra dhe nuk do ta bëja kurrë. Ka njerëz që duan të na bëjnë keq duke shpifur dhe këto sulme nuk vijnë nga Madridi, por nga këtu, te Barcelona, dhe kjo më dhemb.
Jam i lodhur nga gjithë këto gjëra që janë thënë dhe po thuhen edhe në këto momente. Me konsidrojnë si një person që drejton klubin, por nuk është kështu. Unë nuk ndikoj te vendimet e klubit dhe nuk dëshiroj të largohem te Chelsea dhe Manchester City. Njerëzit duhet ta dinë se gjithcka thuhet është gënjeshtër. Është hedhur shumë m…ndaj meje”.
Ndaj Atleticos shënuan të tre sulmuesit e Barcelonës dhe për Messin dy partnerët e tij në vijën e parë, por bëjnë më të mirën:
Luis ka shumë nuhatje para portës dhe e kërkon gjithmonë topin për të shënuar. Ai po jep gjithcka për Barcën. Edhe Neymar ka shumë për të dhënë, sikurse po e bën edhe në këto momente”.
Messi je i madh,me i madhi i te gjithe kohrave! Mbi te gjitha, nuk stimulon dhe nuk qan si c7 kalama!Nuk te markojne dot dhe nuk te rexojne dot . Meriton edhe vleresime te larta si njeri.Te lumte dhe urime!
O Messi te lutem gjeje nje shqipetar ne Barcelone qe te perkthej fjalen e urte shqipetare “Qente le te lehin,po ti hec perpara”.
Los perros ladran, usted iva ivaaa andreee andreee… beep beep… (pak a shum).
Ha mut ha …se ritesh …keshtu thuahet
Gencivil ty je nje cope mish me dy sy injorant messi eshte mesiha idiot do si lojtar do si person njeri me dinjitet
Dhe fisnik jo si ronaldo femij bythe caragjoz portuges