Toni Kroos del në mbështetje të Manuel Neuer-it.
Mesfushori i kombëtares gjermane dhe Realit të Madridit deklaroi se në garën për Topin e Artë portieri i Bayernit duhet të ishte renditur minimalisht në vendin e dytë, pasi sipas 25-vjecarit Messi nuk ka bërë asgjë gjatë 2014-s për ta merituar një pozicion të tillë.
Ylli argjentinas grumbulloi 15,76 % të votave duke e lënë pas Neuerin me vetëm 0,04 % të votave, dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Kroosit:
“Është surprizuese por më shumë e padrejtë sesi Neuer përfundoi prapa Messit.
Unë mendova se fitorja finale do të diskutohej mes Ronaldos dhe Neuer, por kur pashë renditjen përfundimtare mbeta i habitur.
Manuel është portieri më i mirë në botë prej një kohe shumë të gjatë ndërsa Ronaldo është lojtari më i mirë në sulm. Gara për fitoren finale duhet të ishte mes tyre.
Për mendimin tim Neuer do të ishte një fitues i denjë i trofeut por gjithsesi Ronaldo e ka merituar cmimin”.
Toni Kroos ishte një nga 4 lojtarët e kombëtares gjermane që u pozicionuan në 10-shen e parë në garën për Topin e Artë duke u renditur i 9-ti me 1.43% të votave.
Vendi i tretë shkoi për Manuel Neuer, i 5-ti u pozicionua Thomas Muller, ndërsa në vendin e 6-të u rendit Philip Lahm dhe ishte pikërisht Kroos ai që kompletoi 4-shen e futbollistëve gjermanë në 10-shen e parë.
Per vend te pare duhet te ishte gara ndermjet gjutjeve te sulmuesit Ronaldo dhe pritjeve te portjerit gjerman Neuer.
Mjafton nji pritje nder 5 gjuatje te Ronaldos qe portjeri Gjerman te klasifikohet i pari per topin e art.Jo qe mund te priste te pakten 3 gjuajtje ose me shume.
C’faj ka Neuer qe kur lozi portugalia me Gjermanine Ronaldo nuk gjuajti dot ne porte? E jo me te kishte fatin te bente ndonje gol! Por nuk i dhane dot ndonje penallti si ato qe vetem Reali i merr. Ronaldo quhet me i mire se eshte ne klubin qe ka harxhuar me shume para per te blere lojtar. Edhe pse nuk merre asnje trofe shpallet lojtari me i mire ne bote, bile edhe kur ekipi i tij pa lene asnje gjurme largohet me turp nga boterori. Por meqe vodhen nje finale dhe ky beri nje nga ato penalltite e fameshme te shpallet si lojtari me i mire se i gjuan mire penalltite dhe i shtyn mire topat per ne rrjete.
Po ik mor “Nojer” se nuk mund te marri nje protjer topin arte kur ka dy sulmues si Ronaldo dhe Messi, sado tifoz me Gjermanine te jeni ju.
Ti nuk e kupton se kush eshte tifoz! Une jam kundeshtar i gjermaneve, por nuk mund per shkak te mburraveceve dhe qaramaneve dhe dallveraxhinjeve tu heq meritat atyre qe i kan fitur vet. Lojtaret e tregojne veten me vlera. Vlerat vlejne kur c’far ke bere ti vete per sukseset qe ke arritur, jo per parate e reklamacionit qe perdoret per ta.
AS RONALDO NUK E MERITONTE, ME KOMBETAREN E PORTUGALISE NUK KA SHKELQYER KURRR