IFFHS: Reali i Madridit, klubi më i mirë në botë për 2014

13 Janar 2015, 14:56Sport TEMA

Reali i Madridit është klubi më i mirë në botë për vitin 2014. Ky është rezultati i studimit të Inistitutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll, që e rendit skuadrën madrilene në krye të listës falë suksesit në Kupën e Mbretit, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. Pas Realit, vjen Bayerni i Mynihut, ndërsa pozicioni i tretë mbahet nga Atletico Madrid.

Klubi më i titulluar në Spanjë ka grumbulluar në total 381 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga Bayerni që ka 276 pikë, më pas vijnë Atletico dhe Barcelona respektivisht me 267 dhe 251 pikë, raporton Sport News.

Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që klubi më i mirë në botë të grumbullonte kaq shumë pikë me një diferencë kaq të madhe me vendin e dytë.

10-shja më e mirë kompletohet me klubin kolumbian Atletico Nacional, Juventus, Arsenal, Napoli, River Plate dhe Salzburg.

Bië në sy fakti që disa klube të mëdha europiane kanë humbur shumë pozicione në këtë klasifikim, si Manchester City që ka rënë në të 32, Interi në të 56 ndërsa Manchester Uinted dhe Milan mbajnë përkatësisht vendin e 128 dhe të 159.

2 komente në “IFFHS: Reali i Madridit, klubi më i mirë në botë për 2014”

  1. england says:

    Kane humbur fare tifozet e Barces,futbolli eshte i bukur pikerisht se disa mbeshtesin nje ekip,dhe disa te tjere nje tjeter,dhe si pasoje ka “perplasje” ka reagime dhe debate,te heshtesh se nuk je me ne krye perkthehet ne terheqje!Nuk besoj se jeni dorzuar kaq shpejt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje