Arda Turan: Më vodhën votën, unë votova për Simeonen

13 Janar 2015, 14:59Sport TEMA

Lindin polemikat e para sa u përket votimeve të protagonistëve në garën për Topin e Artë.

Një nga futbollistët e parë që ka dalë kundër FIFA-s është kapiteni i kombëtares turke dhe mesfushori i Atleticos së Madridit Arda Turan.

Ky i fundit në një intervistë deklaroi se votat e tij për trajnerin më të mirë të vitit janë ndryshuar nga delagatët e FIFA-s, pasi “pashai” i Stambollit sic njihet nga të gjithë 27-vjecari ballkanas në këtë garë nuk mund të votonte askënd tjetër përvec se trajnerit të tij te Atletico, Diego Pablo Simeone:

“Delagatët më pyetën se kë preferoja si trajnerin më të mirë të vitit dhe përgjigjja ime ishte sigurisht El Cholo Simeone, ndërsa përsa i përket lojtarit më të mirë votova Cristiano Ronaldon.

Por ndërkohë kur pashë listën e publikuar nga FIFA u surprizova pa fund, pasi vura re që  pikët maksimale të dhëna nga unë për trajnerin më të mirë kishin shkuar për Jose Mourinhon, dhe Simonen e kisha renditur vetëm të tretin pas Joachim Low, ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt, pasi unë kam votuar në vend të parë Diego Simeone dhe pas tij kam renditur me radhë Low dhe Mourinhon”.

Në vijim Arda Turan foli me fjalët më të mira për trajnerin argjentinas të Atleticos, ndërsa theksoi gjithashtu se në këtë mes ka një ngatërresë të madhe:

“Për mua Simeone është trajneri më i mirë në Botë, dhe unë personalisht nuk e krahasoj El Cholon me asnjë teknik tjetër në botë. Do të doja që ai ta kishte fituar cmimin si trajneri më i mirë i vitit dhe më vjen shumë keq që nuk ja arriti dot. E kam thënë edhe më parë dhe po e sqaroj sërish në mënyrë që media dhe e gjithë bota ta dinë”.

4 komente në “Arda Turan: Më vodhën votën, unë votova për Simeonen”

  1. raimond vlonjati says:

    Ne fakt Simeone eshte me i miri, se megjithse ka lojtare jo shume te mire , ekipi i tij ka shkelqyer

  2. Arben says:

    BLATER E PLATINI JANE PER NE BURG, I KANE DALE PRONAR VENDEVE TE TYRE TE PUNES.

    PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE.

    https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/

  3. Giacomo Pucini says:

    S’paskemi vetem ne salinj, bashinj dhe beninj dejmarake. Fare shume e perhapur!

  4. ALB. says:

    Po perse more dhe atje ARBEN RIStANI paska qene kryekar komisioni zgjedhor?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje