Reali në shënjestër të FIFA-s, rrezikon merkaton e 2015

15 Janar 2015, 15:05Sport TEMA

Real Madrid në gjurmët e Barcelonës. Sipas shtypit spanjoll dhe më saktësisht gazetës Katalanase Sport, kampionët e Europës rrezikojnë të dënohen nga FIFA, me mbyllje të detyruar të merkatos për verën e 2015. Motivi është i njëjtë me vendimin e dhënë edhe për Barcelonën, parregullsi në kontratat me minorenët tek skuadrat e moshave të Los Blancos dhe mbi të gjitha në klubet satelit të Realit, raporton Sport News.

E përditshmja Sport bën të ditur se qeveria botërore e futbollit, FIFA ka nisur një hetim mbi disa klube në Madrid, klube tek të cilat mbështetet Reali për të përgatitur talentet e reja. Sipas të njëjtit burim, reagimi i Florentino Perez dhe drejtuesve të los Blancos ishte i menjëhershëm, duke kontaktuar me përgjegjësit e këtyre skuadrave për të sqaruar situatën. Prej kohësh Real Madrid kishte përfunduar në shënjestër të FIFA-s përsa i përket merkatos me futbollistë të rinj, teksa tashmë vjen dhe konfirmimi për një hetim të vërtetë. Sipas shtypit katalanas nëse gjithcka vërtetohet, Real Madrid rrezikon të shohë bllokimin e merkatos në hyrje gjatë verës së 2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje