Reali ka gati 100 milion euro për Pogba

14 Janar 2015, 16:39Sport TEMA

Real Madridi është duke përgatitur një ofërtë bombastike për mesfushorin francez të Juventusit Pol Pogba.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Italiane “Tuttosport”, e cila ka shkruar se drejtuesit madrilen pritet të zbarkojnë në Torino për t’i paraqitur presidentit Anjeli ofertën e cila është e parezistueshme, një çek prej 100 milion eurosh.

Numri një i “Los Blankos”, Florentino Perez, është i mhanitur me paraqitjet që Pogba ka bërë tek Juventusi, duke e kërkuar me cdo kusht që ta sjellë atë në “Santiago Bernabeo”.

“Tuttosport” ka theksuar se në rast se transferimi do të kryhet me sukses, Reali do t’i ofrojnë një pagë prej 10 milion eurosh në sezon lojtarit.

Para pak ditësh vetë menxheri i 21-vjecarit, Mino Raiola, deklaroi se Pogba nuk do të qëndrojë gjatë në Torino, për shkak se Juventusi nuk do t’ia arrijë dot që t’ia plotësoje kushtet lojtarit për ta mbajtur në skuadër./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje