Në Appiano Gentile ishte dita e Xherdan Shaqirit.
Djaloshi nga Gjilani u prezantua zyrtarisht si futbollisti më i ri i Interit, klub tek i cili do të mbajë veshur fanellën me numër 91, që përkon me vitin e ditëlindjes së tij.
Gjatë prezantimit të blerjes së madhe të klubit zikaltër në këtë merkato dimri fillimisht e mori fjalën trajneri i Interit Roberto Mancini.
50-vjecari italian u shpreh shumë shkurt teksa theksoi se Shaqiri është një lojtar i madh që vjen nga Bajerni i Mynihut, duke i lënë stafetën pikërisht 23-vjecarit me origjinë kosovare.
Pyetja e parë e gazetarëve për Shaqirin kishte të bënte pikërisht me faktin se përse ai zgjodhi Interin, kur në adresë të tij kishin mbërritur edhe oferta më të mira nga ana finaciare:
“Është e vërtetë që kam pasur edhe shumë oferta të tjera por dëshira ime gjithmonë ka qenë e qartë.
Trajneri Mancini më prezantoi me projektin e klubit dhe fjalët e tij më bindën për të mbërritur këtu.
Tashmë dua të ndihmoj skuadrën të rikthehet në nivelet më të larta.
Pavarësisht ofertave nga klube të tjera unë dëshiroja të transferohesha vetëm tek Interi dhe jam shumë i lumtur për një zgjedhje të tillë”.
Në vijim Shaqiri foli për tifozët e Interit, të cilët i cilësoi si të jashtëzakonshëm:
“Tifozët më hynë menjëherë në zemër, pasi në momentin që unë mbërrita në aeroportin e Milanos, ishin të shumtë fansat që po më prsnin dhe dicka e tillë më lumturoi pa masë.
Ajo ishte një eksperiencë unike që nuk do ta harroj kurrë.
Shpresoj që të hedh shumë hapa përpara në karrierën time nën drejtimin e një trajneri si Roberto Mancini”.
23-vjecari që mbron ngjyrat e Zvicrës më pas foli edhe për eksperiencën e tij te Bajerni si dhe për shanset që ka Interi për ta mbyllur këtë sezon të Serie A, në vendin e tretë, pozicion që do t’i kualifikonte zikaltërit në Champions League:
“Te Bajerni kam luajtur përkrah kampionëve të mëdhenj.
Nga eksperienca ime me bavarezët kam mësuar shumë gjëra, por tashmë vëmendja ime është e gjitha te Interi.
Dua të shfrytëzoj cdo moment për të ndihmuar skuadrën të arrijë sa më shumë rezultate pozitive.
Mezi po pres castin që të luaj me ekipin tim të ri. Vendi i 3-të?
Mundësitë ekzistojnë, fitorja në fundjavën e kaluar ndaj Genoas na jep besim për të bërë akoma edhe më mirë në ndeshjet e ardhshme”.
Afrimi i Xherdan Shaqirit te Interi mund të shtojë së tepërmi numrin e tifozëve shqiptarë që pritet të ndjekin ndeshjet e skuadrës zikaltër në stadium:
“E kam vënë re se fansat shqiptarë kanë qenë të shumtë dhe mbi të gjitha shumë entuziastë për mbërritjen time këtu tek Interi, kjo ndodh edhe për faktin se unë kam lindur në Kosovë.
Një klub i madh si Interi ka tifozë në të gjithë botën dhe dicka të tillë unë e dija prej kohësh”.
Yllit kosovar te futbollit,Shaqirit,i deshiroi suksese te vazhdueshme ne Arenen nderkombetare futbollistike.
…dhe te kete kujdes me gjeste myslymsne se ne itali te kendojne nenen dhe babane.
as mos e rruj per gjestet shaqo… ne itali cilsojne idhull balotelin me sjelljen e tij qe eshte me afer rrugacit se lojtarit
suksese dhe bej cte doje zemra
ec o shaqo,interi te ngeci dhe aty vajte ,sikur te ndodhte te te blinte beshiktashi te njejten gje do thoje qe, deshira ime qe i vogel ka qene nje klub turk….. mere ca xhixha(po i more tek pepinot)dhe mos bej sikur je maradona….klubet italiane jane katandisur si hani i stavros,me dy porta,nje me hodo leckaman.