Ronaldo: Unë dhe Messi, të jashtëzakonshëm

14 Janar 2015, 14:56Sport TEMA

Cristiano Ronaldo mendon se ai vetë por edhe rivali i tij më i madh në futboll argjentinasi Lionel Messi janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, për vetë faktin se sulmuesi luzitan dhe 27-vjecari i Barcelonës janë të vetmit që kanë ruajtur një ritëm të lartë në fushat e futbollit për një kohë shumë të gjatë.

Këtë të hënë Ronaldo fitoi në Zyrih për herë të tretë në karrierë Topin e Artë dhe tashmë ndodhet vetëm 1 trofe larg Messit:

“Për të qenë i sinqertë asnjëherë nuk e kam menduar se do të shfaqesha në një nivel kaq të lartë për një kohë shumë të gjatë.

Të gjitha këto kanë ndodhur pa e kuptuar dhe vitet kanë kaluar shumë shpejt.

Për mendimin tim gjëja më e vështirë në futboll është të ruash nivelin e lartë për një kohë të gjatë.

Jam krenar që jam përzgjedhur në 11-shen më të mirë të vitit por edhe në treshen e finalistëve të Topit të Artë për të 8-tin vit radhazi.

Besoj se dicka të tillë shumë pak lojtarë e arrinë dhe përvec meje i  vetmi që e ka bërë është Lionel Messi.

Vit pas viti unë vazhdoj të punoj fort dhe kjo më ndihmon për të ruajtur një formë të tillë”.

Ronaldo e di që kur të varë këpucët në gozhdë emri tij do të kujtohet gjatë si një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit, megjithatë portugezi momentalisht nuk e mendon tërheqjen:

“Në të vërtetë nuk është se mendoj shumë për gjurmët që do të lë pas.

E di që do të kem një vend në historinë e futbollit për të gjitha ato që bëj aktualisht dhe ato që kam arritur deri tani, si në nivel indvidual ashtu edhe në nivel kolektiv.

E di gjithashtu që në librat e historisë së futbollit do të ketë një faqe që do të më jetë dedikuar mua pasi konsiderohem si një nga futbollistët më të mirë të historisë së këtij sporti. Dicka e tillë më lumturon pa masë.

Gjithsesi aktualisht jam vetëm 29-vjec dhe unë mendoj për të tashmen.

Ndihem sikur jam 25-vjec dhe besoj se mund të luaj në nivelet më të larta edhe për 5 apo 6 vite të tjera”.

1 komente në “Ronaldo: Unë dhe Messi, të jashtëzakonshëm”

  1. maringlen says:

    shume perralla por te dy keta jane perfitues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje