Futbollistja Genoveva Anonma ka rrëfyer për BBC, se ajo është detyruar të zhvishet nudo para përfaqësuesve të Federatës Afrikane të Futbollit, për shkak se ata dyshonin se ajo ishte mashkull.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2008, kur ajo do të merrte pjesë në Kupën e Afrikës për femra me kombëtaren e Guines Ekuatoriale.
“Mu kërkua që të heq rrobat para drejtuesve”, ka treguar duke u përlotur ajo për BBC.
Ajo udhëhoqi ekipin e saj drejt fitimit të kupës, duke u shpallur edhe golashënuesja më e mirë.
Për shkak të formës së shkëlqyer nga ajo, kombëtaret e tjera ngritën dyshimet se mund të ishte mashkull, dhe për këtë arsye, asaj iu kërkua që të vërtetonte se ishte mashkull nga ana e Federatës Afrikane të Futbollit për femra.
“Ishte poshtëruese, por mu desh ta kaloja me kalimin e kohës”, thotë ajo.
25-vjeçarja tashmë luan në Gjermani./b.l