Përballë është Lacio, dhe sfida ndaj bardhekaltërve vlen shumë për Napolin e Rafa Benitez, pasi në lojë është vendi i 3-të në Serinë A.
Megjithatë, në konferencën për shtyp në prag të sfidës që do të zhvillohet këtë të dielë në “Olimpiko” të Romës, trajneri spanjoll rindezi edhe njëherë tjetër polemikat në aksin Torino-Napoli, duke iu referuar gabimeve arbitrale në ndeshjen që Juventusi fitoi me rezultatin 3-1 ndaj të kaltërve në San Paolo javën e kaluar:
“Do të dimë të reagojmë.
Humbja jonë ndaj Juventusit është zmadhuar shumë, megjithatë për ta mbyllur atë temë i ftoj të gjithë të ndjekin në internet reagimet dhe ato se çfarë kanë thënë Alegri, Marota dhe Bufon kur nuk kanë qenë pjesë e Juventusit”.
Më pas Benitez foli për sfidën me Lacion, takim gjatë të cilit Napolit të tij nuk i lejohet një tjetër hap fals nëse të kaltrit duan të luajnë në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm:
“Kjo ndaj Lacios nuk është një ndeshje e cila mund të vendosë fatet e sezonit pasi ka ende edhe shumë takime të tjera për të luajtur, megjithatë është një sfidë shumë e rëndësishme për ne.
Vendi i tretë? Lacio po bën shumë mirë në këtë sezon, gjithsesi edhe ne kemi besim në aftësitë tona.
Kundërshtari ka në përbërje një ekip cilësor dhe dicka e tillë do të na i ndërlikojë disi gjërat.
Teknikisht, Lacio është shumë e fortë por bardhekaltërit zotërojnë edhe një rendiment fizik të shkëlqyer.
Kandreva? Është një lojtar shumë i rrezikshëm, prandaj duhet të tregohemi shumë të vëmendshëm ndaj tij”.
Bravo juve por kjo eshte arsyeja pse italianet jane kaq dobet ne kupen e kampioneve pasi juve fiton me ndihmen e federcalcios , saturp
Epo ne europe juvja I mungon sherbimet e calvarezes rizzolit tagliventos pasi nga tre kampionatet qe fitoj me conten ne cdo sezon eshte favorizuar me 1 te treten e ndeshjeve , eky favor ne kurriz te napolit milanit e romes vetem kur interi eshte per titull futbolli italian ka dale kampion bote e cuditshme por saktikisht e sakte
E njejta gje po vazhdon fatkeqesisht edhe ne sezonin e allegrit ku juve sine ndeshjen me romen edhe me napolin iu lejuan anullimet e golave te romes e napolit u dhane gola ne favor te juves offside sa dukesh sikur teves e llorrente ishin ul e popinin kafe e cigare e para porte e shenonin me nge e tagljavento calvaresse rizzoli e co. ! Nuk jepnin asgje shihni ndeshjet ndaj torinos chievos e samdorias te juves sa turp per juven e agnellit e italin me kete kampionat sharlatanesh pro juve te federcalcios