Rikardo Montolivo beson se ka ardhur momenti që Milani të fillojë të mendojë për trofe.
Objektivi më i prekshëm në këtë aspekt është Kupa e Italisë dhe mesfushori beson që kuqezinjtë mund të shkojnë deri në finale me objektivin për ta fituar:
“Nuk ndihem mirë kur mendoj se s’kam fituar ende asgjë por gjatë karrierës time kam luajtur në Kupën e Konfederatave, finalen e Europianit dhe në botëror. Ky Milan nuk mund të krahasohet me atë të të shkuarës”.
Një tjetër objektiv përveç Kupës është edhe kualifikimi në Champions League për sezonin tjetër, por kapiteni i Milanit e di se kjo është një rrugë e vështurë:
“Napoli më duket një skuadër e kompletuar. Është e drejtë që presidenti Berluskoni të ëndërrojë por duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë realitet. Ai është një njeri karizmatik dhe vizitat e tij na mbushin me besim por nuk mund të zgjidhë çdo problem. Interin nuk e kemi frikë sepse ne po punojmë ta mbyllim kampionatin përpara tyre”.
Ish- mesfushori i Fiorentinës analizon pikat e dobëta të Milanit, duke zbuluar se çfarë i mungon kësaj skuadre për t’u matur si e barabartë me më të fortët:
“Nuk arrijmë të jemi të përqëndruar për 90 minuta. Juventus dhe Roma janë superiorë por ne po rritemi nga aspekti psokologjik. E kemi shumë të vështirë gjithashtu edhe ndaj skuadrave të vogla që mbyllen në mbrojtje”.
Në lidhje me luftën për titullin kampion, gabimet e arbitrabe dhe trajnerin Inzaghi, Montolivo i ka idetë e qarta:
“Do të fitojë Juventusi. Personalisht jam lodhur me kritikat ndaj arbitrave sepse shpesh herë bëhen për të mbuluar gabimet personale. Gjithsesi, nëse një gjyqtar nuk shikon një pozicion jashtë loje 20 centimetra për mendimin tim nuk është një gabim. Inzaghi? Është një trajner me autoritet dhe grupit i jep shumë qetësi. Më kujton Prandelin te Fiorentina”.
MILANI ESHTE SKUADER MEDIOKER,DHE E FRYRE SI TOLLUMBACE SI PRESIDENTI BERLUSKA.NE REVALITETIN ME INTERIN :UNE MENDOJ SE NE FUND TE KAMPIONATIT, SE MILANI ME TE PAKTEN DO TE GJENDET 10 PIK PAS INTERIT.