Benzema në krizë, asnjë gol në 2015

17 Janar 2015, 16:16Sport TEMA

Eliminimi i Realit të Madridit nga Atletiko në Kupën e Mbretit, tashmë ia lë vendin analizave për të gjetur shkaktarët e një minikrize që mund të ketë pasoja të rënda në arritjen e objektivave sezonale.

Nëse numri 9 i Atletikos së Madridit, Fernando Torres, e festoi me dy gola rikthimin e tij në shtëpi, Karim Benzema është kthyer në versionin e tij më të keq.

Francezi nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në 2015, raporton Sport News.

Në katër ndeshje të këtij viti, ka mundur ta godasë vetëm tri herë portën, ndërsa gjashtë finalizime të tjera kanë përfunduar jashtë.

27-vjecari numëron 5 ndeshje pa shënuar, për herë të fundit e ka dërguar topin në rrjetë ndaj Cruz Azul në Botërorin e Klubeve, ndërsa në La Liga nuk shënon që nga 29 nëntori, kur u hapi rrugë fitores 2-1 në transfertë me Malagan.

Shtërpësinë e francezit po mbulojnë golat e Kristiano Ronaldos dhe të Garet Bejl, që kanë realizuar respektivisht 8 dhe 5 gola që nga takimi i “Rosaledas”.

Statistikat janë kokëforta dhe nuk lënë vend për spekulim.

Benzema jo vetëm që nuk ka shënuar gjatë 2015, por as nuk po asiston shokët e skuadrës.

Në sfidën e fundit ndaj Atletikos së Madridit nuk e goditi asnjëherë portën, dha gjithsej 16 pasime, duke shënuar ndeshjen e dytë me përqindjen më të dobët të pasimeve të sakta, duke mos i kaluar 75%.

Rënia e Realit koincidon me formën e dobët të Benzema.

Ndoshta është thjesht rastësi, por shifrat tregojnë se statistikat e francezit shkojnë paralelisht me ecurinë e “Los Blancos”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje