Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, është kundër” Topit të Artë dhe thotë se ai do të refuzonte mundësinë për të votuar për lojtarin më të mirë në botë.
Kristiano Ronaldo e fitoi këtë çmim për të dytin vit radhazi dhe për të tretën herë në karrierën e tij, pasi shënoi 61 gola për klubin dhe vendin gjatë vitit 2014, ndërsa Real Madridi fitoi titullin e 10-të të Ligës së Kampionëve si dhe Kupën e Mbretit.
Por, Venger nuk pëlqen vlerësimet individuale, pasi thotë se është një person që e sheh futbollin si sport grupi.
“Unë jam krejtësisht kundër Topit të Artë.
Unë jam person që pëlqen ekipin”, ka thënë Venger.
“Nuk do të votoja për askënd, jam plotësisht kundër këtij vlerësimi”, u shpreh ai.