Manchester United, 65 milion euro plus kartonin e De Geas për Bale

18 Janar 2015, 16:15Sport TEMA

Trajneri Hollandez I Manchester United, Luis Van Gal është i vendosur që ta sjell në “Old Trafford” uellsianin e Real Madridit, Gareth Bale.

Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur një super ofertë për yllin e Real Madridit, për të cilën janë të gatshëm ti ofrojnë madrilenëve 65milion euro plus kartonin e portierit De Gea.

Ky I fundit kërkohet me ngulm nga Reali për të zëvendësuar Iker Casilias, dhe në këtë mënyrë, United kërkon që të përfitojë për të transferuar Bale në “Old Trafford”.

Kjo ofertë bombastike mund të bindë madrilenët për të larguar Bale nga “Santiago Bernabeu” I cili është kritikuar kohët e fundit për mënyrën e lojës, ku ka pasur edhe disa probleme me Krisriano Ronaldon pas eleminimit nga Kupa e Mbretit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje