Ançeloti: Championsi në vitin 2003 me Milanin, më i bukuri në karrierë

20 Janar 2015, 15:32Sport TEMA

Trajneri italian i Real Madridit, Karlo Anceloti, ka deklaruar se Champions League e fituar me Milanin në vitin 2003 kundër Juventusit në “Old Traford’, ka qënë trofeu  më i bukur në karrierën e tij.

Tekniku i madrilenëve madje ka lënë pas edhe trofeun e 10-të të “Los Blancos” , të cilët e fituan nën drejtimin e tij.

“Unë kam qenë shumë me fat në karrierën time, edhe si lojtar, edhe si trajner.

Kam luajtur si futbollist me Milanin dhe kam qenë me të vërtetë i bekuar si trajner i tyre.

Nëse do të veçoja një nga trofetë e fituar, padyshim që është Champions-i i 2013-ës, kur mposhtëm në finale Juventusin, sepse e fitoja për herë të parë atë kompeticion”, është shprehur Anceloti, i cili ka fitur tre tituj europian si trajner, dy me Milanin në vitet 2003 dhe 2007, dhe një me Realin vjet, duke i bërë të munduar madrilenëve triumfin e 10 kontinental./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje