Ish-trajneri i Juventusit, Marcelo Lipi, beson se klubi do të përfitojë në kohë të gjatë nëse e shet mesfushorin Pol Pogba.
“Sigurisht, do të ishte një sakrificë e madhe ta humbësh Pogban, por shitja e tij do të gjeneronte mjaft para për të blerë tre ose katër lojtarë të shkëlqyer, që do ta përmirësonin ekipin”, ka deklaruar Lipi për Sky Sport 24, transmeton Telegrafi.
“Kur u riktheva te Juventusi në vitin 2001, unë mora një telefonatë se klubi do ta shiste Zidanin.
Ai ishte lojtari më i mirë në botë, por Madrid paguante 75 milionë euro.
Klubi më tha të qëndroj i qetë dhe se ata do t’i investonin paratë në ekip.
Ne nënshkruam me Xhanluixhi Bufon, Lilian Thram dhe Pavel Nedved dhe vazhduam të fitojmë kompeticione”, ka shtuar italiani.