IFFHS: Kampionati spanjoll, më i forti në botë për 2014. I dyti, kampionati italian

20 Janar 2015, 15:39Sport TEMA

Ronaldo, Mesi, Reali galaktik me blerjet prej disa qindra miliona eurosh, Barcelona e spektaktlit me një treshe sulmi fantastike dhe si të mos mjaftonte, duke i shtuar edhe Atletikon e Madridit që triumfoi ndaj titanëve falë konceptit të skuadrës.

Futboll i bazuar te spektakli ku teknika mbizotëron ndaj taktikës e strategjive si të një ndeshje shahu dhe shumë talente nga Amerika e Jugut që mbushin skuadrat.

Nuk ka nevojë për shumë imagjinatë për të gjetur se cili ishte kampionati më i fortë në botë për 2014.

Me të gjithë këto komponentë nuk është aspak cudi që La Liga spanjolle shpallet si kampionati më i fortë në botë për të pestin vit rradhazi nga IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll.

Primera Division ruan kryesimin falë performancës së jashtëzakonshme të skuadrave të saj jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticionet europiane dhe ndërkombëtare me Realin e Madridit që u kurorëzua kampion i kontinentit në kompeticionin më të rëndësishëm, Champions League duke fituar finalen e Lisbonës pikërisht përballë një tjetër skuadre të La Ligas, Atletikos së Madridit, ndërkohë që për të rritur koeficientët kanë shërbyer dhe performancat e Barcelonës, dhe Sevijas.

Surprizë në klasifikimin e kampionateve më të fortë në botë mund të konsiderohet vendi i dytë, me Serinë A italiane që ndodhet aty duke zbritur një shkallë më poshtë, në vendin e tretë Premier League angleze.

Të dy kampionatet ishin shumë pranë njëri tjetrit për sa i përket koeficientëve, por performanca e klubeve italiane në Europë në tërësi ishte më e mire se ajo e klubeve angleze.

Primera Division e Argjentinës ndodhet në vendin e katërt duke u pozicionuar më mirë ndër kampionatet e Amerikës së Jugut, ndërkohë që nënvizohet zbritja me dy shkallë e Bundesligës gjermane që aktualisht ndodhet në vendin e 5-të.

Bajerni i Mynihut pozicionohet i dyti në klasifikimin botëror të klubeve, por shkaku për zbritjen e Bundesligës duhet kërkuar te ai që është konsideruar si klubi i dytë Gjerman, Borussia e Dortmundit që me performancat e dobëta gjatë pjesës së fundit të 2014 ka zbritur në vendin e 25 në renditjen botërore të klubeve.

Kampionati francez ruan pozicionin që kishte në 2013, vendin e 7 , pas Brazilit ndërsa dhjetëshja e mirë mbyllet me Portugalinë, Kolumbinë dhe Paraguajin.

Për sa i përket Shqipërisë, kampionati ynë ndodhet në vendin e 67 në botë, ndërsa një vit më parë ndodhej në të 59, por kjo zbritje sic shpjegohet edhe në metrin e vlerësimit të IFFHS, nuk i detyrohet rivalitetit të Kategorisë Superiore që në sezonin e saj aktual ka arritur kulmin, por performancave të klubeve shqiptare në Europë, me një mrrekulli si ajo e Kukësit në 2013 që nuk u arrit të përsëritej nga skuadrat shqiptare edhe verën e kaluar.

1 komente në “IFFHS: Kampionati spanjoll, më i forti në botë për 2014. I dyti, kampionati italian”

  1. malua says:

    ha.ha.ha.ha bundes luga e shte ne vendin e peste .edhe aq e ka shume se aty luajne transvestitet dhe ska fare interes .eh shyqyr qe gjeti evgjiti i portugalies dashnore se nuk po na zinte gjumi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje