Kërkesa e Xhani De Biazit për t’u pajisur me pasaportë shqiptare nuk është më vetëm një legjendë mediatike apo e rrjeteve sociale, sepse italiani i përfaqësueses sonë e ka konfirmuar këtë dëshirë të tijën dhe pret përgjigje nga institucionet tona shtetërore.
“Unë kam shprehur një dëshirë timen, pastaj nëse presidenti i republikës apo kryeministri do të ma plotësojnë, do të jem shumë i gëzuar dhe do ta mbaj me krenari përkatësinë time me popullin shqiptar“, tha De Biazi.
Një deklaratë të tillë De Biazi e ka bërë në fushën stërvitore të Tiranës, në të cilën kishte shkuar për të ndjekur nga afër gjendjen e futbollistëve kandidatë nga kjo skuadër për përfaqësuesen kuqezi, raporton Sport News:
“Erdha këtu për të vëzhguar dhe për t’u njohur më mirë me mënyrën e punës së skuadrave të kampionatit dhe njëkohësisht për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve kandidatë për ekipin kombëtar.
Nesër do të jem tek Partizani dhe më pas edhe tek skuadrat e tjera.
E konsideroj këtë një mënyrë për të krijuar lidhje direkte me trajnerët, nëpërmjet të cilëve mund të marr një informacion të detajuar për futbollistët, duke qenë se mundësia për të punuar direkt me ta është e pakët“.
Së fundmi nga Tirana, pjesë e kuqezinjve kanë qenë portieri Frashëri, mbrojtësi Curri dhe mesfushorët Bulku dhe Karabeci.
Megjithatë në këtë skuadër ka edhe futbollistë të tjerë si Muzaka, Bakaj apo Taku që synojnë një bluzë kuqezi.
Për të gjithë kandidatët De Biazi ka një përgjigje të drejtpërdrejtë:
“E kam thënë qysh ditën e parë të ardhjes time këtu se dyert e kombëtares janë të hapura për çdo futbollist, por në këtë moment, ata që synojnë një bluzë kuqezi, duhet të përpiqen t’ia rrëmbejnë atyre që e kanë aktualisht dhe e kanë merituar pasi janë paraqitur shumë mirë.
Në këto kushte askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar, por gjithçka do të varet edhe dëmtimet apo pezullimet e futbollistëve që përbëjnë grupin aktual“.
Opinioni ynë sportiv është dëshmitar i një gare mjaft interesante në këtë edicion të kampionatit tonë, fjalët e mira për të cilin nuk i kursen as trajneri i kuqezinjve Xhani De Biazi:
“Tirana është një skuadër e mirë, e organizuar po aq sa edhe rivalet e saj Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani. Janë skuadra që me paraqitjet e tyre e kanë bërë kampionatin shqiptar shumë më të mirë se sezonet e kaluara”.
pas marrjes se passaportes : Xhelil de Bajaziti,i biri i Hasanit dhe Shahimes……………
SI GREKARET NE LONDER ,XHON LOQJASIS I BIRI I EVANTHIQIS DHE I THANASIOS
tfg djalli vete je haha sa kam qesh
Jo kopil I eLpidhes
Per Pasaporten firmos presidenti,jo more ta marresh dhe te votosh Ramen pastaj e.
Deklarohu publikisht qe je me Salen dhe Lulin po deshe pashaporte.
Ose hajde e nderrojme te dy.
Ja e zgjidhi hallin dhe De Biazi ;-).RRofte Albani.
Po ne qe skemi pare te bejme pashaportat e reja si tia bejme. Te paguajme qirane e appartamentit, faturat e dritave apo ushqimet .
Ndoshta do kursej me banesen . Sapo te ndertohet xhamia e re , do kerkoj azil fetar aty.. Ja ku i bera dhe paret e pashaportes hahahahaha
Kapitalizmi keto ka, ai qe ka leke ka shtepi, pashaporte . Ai qe nuk ka quhet i varfer. Kapitalizmi ka 3 shkalle, shkalla e pasur, mesatare dhe e varfer. Vetem ne komunizem te gjithe ishim njesoj.
Do te ishte super,tranjerin do ta kishim Shqipetar,dhe prestigj me te madh nderkombetar do te kish kombetarja.
Hahaha ti qenke mazokist totallisht. Shqiptaret jasht shtetit e kan per te fshire hunden e marrin pasaporten e vendit ku jetojne ti kerkon te Al Banise…
Te gjithe Shqipetaret qe jetojne jashte duan me cdo kusht te marrin nenshtetesine e huaj sipas shtetit perkates, ky eshte dashuruar me kuqezinjte .Nuk i merret vesh kesaj dynjaje.Ajshtani ka thene ,qe jeta eshte aty ku eshte paraja .
Eshte shume i dashuruar mbas te dashures shqiptare,i duhet me cdo kusht Pasaporta ,kujdes De Bjazi dashuria mund edhe te
Eshte shume i dashuruar mbas te dashures shqiptare,i duhet me cdo kusht Pasaporta ,kujdes De Bjazi dashuria mund edhe te
Ky pepino me duket e ka hallin te taksat qe ka per te paguar ne Itali, jo se i hengri barku per pashaporten Shqiptare
ka ra ne dashuri me lekun i shkreti! Di t’i shmanget taksave tani.
Gjysma e shqiptareve i kane pashaportat false ky dashka nje pe verteti …. Me duket.
C’president kot ja ka futur, i jap une nje nga ato nga tufa qe kam. Edhe emrin mund te shkruaje vete si te doje.
@@ I Nderuar de Biazi!..Ju e Meritoni Pashaporten Shqipetare sepse ju beni per Shqiperine dhe Shqipetaret, si dhe Martesa me nje Shqipetare..por i Nderuar ju nuk mund ta Merrni Nenshtetesine Shqipetare dhe nese pyesni Perse po ju Pergjigjem une:
1-Duhet te jeshe Turke ose Arabe Myslymane, qe Presidenti i Vendit Bujar Nishani, te Dekretoj Marrjen e Nenshtetesise Shqipetare…
2-Vetem Turqet dhe Arabaet, marrin Pass-Shqipetare, ne nje Kohe Qendrimi relativisht te Shkurter ne shqiperi, afro nje-Vite..
3-fati i keq i Shqiperise dhe Shqipetareve, qe udhehiqen nga Politikane Amatore, bastarde te Ndyre qe per Para bejne Gjithcka..
4-Pretendojne Politikanet tane , se kane ligje Europjane??Per te Hequr njerez nga Puna, dhe zevendesuar me njerez te rrethit te tyre, apo edhe per Bakshishe..kjo eshte pika qe na cone ne turqi dhe arabi, dhe nuk na bene europjane, prandaj edhe @Presidenti i Shqiperise jepe te tilla Dekrrete..Burre muti..jo vetem ai por edhe Ligjevenesit Shqipetare…
5-Me c´fare te drejte i jepet Shtetesia nje te Huaj, kur ne Vendet Europjane min i Jeteses ne nje Vende duhet te jete 7-te Vjete..dhe te plotesoje Kritere te Forta:Si Njohja e Gjuhes, me Provim..ne radhe te pare, te mos kete qene ne ndjekje Penale..apo te kete Marre ndihme Ekonomike nga Shteti…
6-Shiko se c´fare Shteti Kemi:Merre Pasaporten Shqipetare, nje Arabe ..pa ditur se kush eshte ky..apo edhe n je Turke??SKANDAL dhe per te vene duart ne Koke::PO RILINDJA E Edi Rames??C´afre thote??Apo…kjo eshte Kompetence e Presidet mutit???Puuuu..pouuuu…lol