Lacio tenton goditjen e madhe në merkaton e dimrit.
Bëhet fjalë për Mario Balotelin, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Brendan Roxhers te skuadra e Liverpulit.
Klubi i presidentit Klaudio Lotito bën një hap përpara për t’i dhënë trajnerit Stefano Pioli një alternativë më shumë në garën për zonën Champions League, raporton Sport News.
Situata aktuale e ish- bomberit të Interit dhe Milanit është kritike.
Edhe pse u ble gjatë muajve të verës për rreth 20 milionë, Liverpuli e konsideron si një objekt misterioz dhe jashtë orbitës së kuqe.
Në këtë mënyrë, Lacio synon transferimin e tij në Romë për ta integruar sërish në futbollin italian pas aventurës së tij të fundit në Milano.
Alternativa më e mundshme e finalizimit të këtij operacioni është transferimi në huazim pa detyrim blerjeje në fund të sezonit.
Në rast transferimi, Liverpul do të paguajë gjysmën e 4.8 milionë eurove.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola po punon për ta mbyllur sa më shpejt këtë çështje gjatë ditëve të ardhshme.
24 vjeçari e nisi karrierën në vitin 2006 te Lumezane dhe një sezon më pas u transferua në Milano ku veshi fanellën zikaltër.
Ishte trajneri Rafa Benitez ai që e largoi nga skuadra e tij në 2010-ën, me destinacion Mançester Sitin, ku Baloteli u aktivizua për 3 vjet pa lënë gjurmë në Premier League.
Më pas ishte radha e Milanit dhe stacioni i fundit për një nga lojtarët me pritshmëritë më të mëdha në Itali, por kuqezinjtë vendosën për largimin e tij gjatë merkatos së verës me drejtim Liverpoolin, ku Baloteli ka ngrohur stolin në pjesën më të madhe të ndeshjeve.
Po e mori,ne te zeze te vet e ka Lacio. Ai edhe si qen roje nuk ben pune.