Shkëlzen Gashi mund të transferohet në Premier Ligë

22 Janar 2015, 16:48Sport TEMA

Shkëlzen Gashi është vënë në fokusin e skuadrës angleze West Bromwich Albion.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, që ka rinovuar me Baselin kontratën e tij deri në qershor të vitit 2018, po kërkohet nga klubi anglez i West Bromwich Albion, që kërkon një mesfushor krahu për të bërë diferencën në elitën e futbollit anglez, transmeton Telegrafi.

Gashi është golashënuesi më i mirë i klubit zviceran, që është duke u stërvitur në Spanjë për fazën përgatitore.

Edhe pse WBA po e ndjek lojtarin shqiptar, vështirë të besohet se Baseli do ta lë të lirë të largohet, pasi ka kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve dhe Gashi është ndër lojtarët më të mirë të klubit.

Por një kalim i mundshëm në Premier Ligë, do të ishte i bujshëm për ‘vrasësin’ e portave kundërshtare.

Vlera e lojtarit në treg sillet rreth 4.5 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje