Është gjithmonë Reali i Madridit dominuesi në klasifikimin e më të pasurve. Klubi i Florentino Pertez dominon edhe edicionin e 18 të Deloitte Football Money League, klasifikimin e përvitshëm të klubeve të futbollit me më shumë përfitime. Për merengesit vjen një tjetër Decima, duke qenë se ky është viti i 10 rradhazi që imponohen në klasifikimin e vecantë.
Të dhënat e studimit të kompanisë prestigjioze Deloitte i referohen sezonit 2013-2014 dhe në to nuk merren në konsideratë përfitimet e klubeve nga shitjet e futbollistëve. Në këtë mënyrë Los Blancos konfirmohen në krye të klasifikimit me një fitim në total prej 549.5 milionë eurosh i arritur në pjesën më të madhe nga akordet komerciale që i kanë siguruar Realit 231.5 milionë euro si dhe të drejtat televizive nga të cilat ka përfituar 231.5 milionë euro. Ngjitet në mënyrë surprizuese në vendin e dytë Manchester United që bën një hap me dy pozicione përpara me përfitime prej 518 milionë eurosh. Podi kompletohet nga gjermanët e Bajernit të Mynihut që konfirmohen në vendin e tretë me 487.5 milionë euro.
Dy vendet e fituara nga Manchester United i ka humbur Barcelona që renditet këtë herë në shkallën e katërt ndërsa pesëshja e klubeve me më shumë përfitime kompletohet me Paris Saint Germain. Në dhjetëshen e kreut të klubeve më të pasur sipkat dominimi anglez me Manchester Cityn, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool, ndërsa fakti që vetëm Juventusi ndodhet në 10shen e klubeve më fitimprurëse të planetit nga klubet e Serisë A thotë shumë për momentin që po kalon futbolli italian.