Shqiptari Ermir Kodra është presidenti i ri i Parmës.
Ai bëhet në këtë mënyrë i pari president shqiptar i një klubi të Serisë A, e madje është njëkohësisht edhe presidenti më i ri në historinë e saj.
Por, kush është 29-vjecari që i ka surprizuar të gjithë, e bën vetë ai në një intervistë ekzkluzive për Supersport:
“Jam Ermir Kodra, vij nga bota e biznesit.
Kam mbaruar “Fakultetin e Ekonomisë” në “Universitetin e Tiranës” dhe kam shtatë vjet që punoj në fushën e hidrokarbureve.
Konsorciuimi Dastraso ka blerë mazhorancën e aksioneve të Parmës. Unë përfaqësoj Dastraso Holding, që është një kompani hidrokarbure dhe hapi i parë që ne kemi bërë në fushën e sportit është këtu në Itali, por që kompania jonë do të operojë dhe në fushën e hidrokarbureve, ku është pika e saj kryesore në shtetin italian“.
Me një histori më shumë se 100-vjeçare, Parma është një ndër klubet e rëndësishëm të futbollit italian me tifozë të shumtë në Gadishullin e Apenineve dhe mbarë botën dhe që tani marrin një mesazh shprese për rimëkëmbjen financiare nga presidenti i ri shqiptar:
“Gjendja financiare e klubit të Parmës nuk them që është optimale, madje është e rënduar por ne kemi strategjinë dhe besimin se klubi i Parmës me investimet që do të bëjmë do të rregullohet si në planin financiar, gjithashtu dhe në atë sportiv“.
Deri dje mund të tingëllonte e çuditshme, por me presidentin e parë shqiptar në Serinë A tani edhe lajmet e rëndësishme të merkatos në Itali jepen në shqip:
“Siç e keni parë deri tani ne jemi duke bërë afrime shumë cilësore. Jemi në kërkim të një sulmuesi, të një top-player. Me dëshpërim ju konfirmoj që nuk kemi arritur të mbyllim marrëveshjen me Balotelin, por që gjithsesi jemi ende në kërkim të një lojtari të madh”.
Në sezonin aktual Parma lufton për mbijetesën në Serinë A dhe Ermir Kodra garanton se presidenca e re do të bëjë të pamundurën që klubi të qëndrojë mes më të mirëve të futbollit italian:
“Ne po bëjmë maksimumin dhe japim garancinë se po punojmë për zgjidhjen e problemeve financiare dhe mbi të gjitha për atë që është pjesa më e rëndësishme, qëndrimin në Serie A”.
29-vjeçari përfaqëson interesat e fondit ruso- qipriot Dastraso Holding./b.l
Sa bukur na trego dhe neve te pasurohemi me 7 dite ashtu vjet se spo shohim drit fare na mbyten pipinot me taksa o bir
Gjynah I shkreti, iu desh 29 vjet te fliste. *_*
Gjashte muaj qendron ky firaun tek Parma.
Une mendoj qe vrasja e Santos te Bankes ka lidhje me Rezart Taci Oil.
Kjo blerje eshte pjese e ketyre manipulimeve financiare te Tacit.
Besojme qe Cani dhe Taksat e Shqiperise te marrin pjesen e papaguar nga ortaku i Sali Berishes.
Taçi, Sandro dhe Zamua trashin pallen ne itali tashme…
Fundi do jet tragjikomedi e garatuar!
Me habit shume ky lloj sporti qe po luan kjo shoqeri mafjoze me prejardhje nga Shqiperia. Mendoj se ka vend per hetim.
U be Parma si ekipi i Lushnjes, sponsorizuar nga Xhaferri.
Ve bast rrogen mujore qe ky karapic as nje muaj nuk ka per ta bere si president i Parmes.
para partizan,urra,urra,urra…………
Jeni shurraqe qe gjithe diten vetem shani dhe shfryni si pede. Iku koha e enverit o birbo qe ishim te gjithe njesoj.kush ka bole ecen ne jete se keshtu eshte ndertuar bota.
Nga Sovjani eshte ky ?
JO , nga Bozdoveci !
Vodhi sa plasi per tacin dhe vodhi tacin. Karafil bosh. Eshte publiciteti i radhes per tacin. I duhet ndonje kredi .
ore pse flisni per shoqeri ruso-cipriote …ktu eshte Tacka me shoke !
hahahahhahahahahahahhahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahah
Po pse o nuredin i vogel, tip analisti, nuk te eshte bere qejfi si shqiptar qe Mario Kempes qe nuk e kishe pare as ne tv, u be trainer ne Shqiperi?! Prape Lushnjar eshte dhe Presidenti i ri i Parmes, po mos u bej xheloz, se nese te gjithe shqiptaret do ishin si lushnjaret, do kishim hyre me kohe ne Europe. P.s. Dhe fillo te mendosh pak me shume, qe te behesh analist pak me i madh “little Nuredin”
On 19 December 2014, Tommaso Ghirardi sold his controlling stake in the club to Cypriot-Russian company Dastraso Holding Limited.[38]
Me shume se parate e ARMOS, keto ore miq ka gjasa te jene parate e 1997.
hahahahaha vdiq enever hoxha neve kemi 20 vjet amerike dhe skemi nje ship shqiperi ky ka 7 vjet itali dhe bosssssss vodho naften e shqiperise dhe ja ku e keni bosssss
Ore , po kjo prokuroria italiane pse nuk ben hetime per burimet financiare te dastraso holding? apo i kane qepur mire letrat ….
…kam mbaruar fakultetin ekonomik, kam 7 vjet ekperience pune… Presidenti i Parmes….. Po ky Taci nuk kishte ndonje me pak me shume eksperince pune dhe jete apo i duhen ushtaret e bindur.
Besoj pas ketij investimi pas “Milan-Gramozi”, do presim ndonje supersfide “Parma-Gramozi”…
Po Rezi Taqin e njeh?????
Merni 19 vjeçaret qe luajne ne Itali me origjine Shqiptare e nuk do zhgenjeheni..
Sozia e taci oil….
PASTRIM PARASH MAFIA
cjane mor keta mish per top qe vazhdoni ti nxirrni neper intervista si ky si ai taci. c´eshte ky holding Dastraso. Keto jane mesa duket perfaqesuesit e lekeve te vjedhura kudo ne evrope a rusi.