Muharrem Berisha ka dhënë dorheqjen nga posti i sekretarit të Përgjithsëm në Federatën Shqiptare të Peshngritjes.
Pas rezultateve të dopingut ku tre peshngritësit shqiptarë Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Hysen Pulaku, rezultuan pozitiv në testin A, Berisha ka vendosur për të dhënë dorheqjen nga pozicioni i sekretarit.
Romela Begaj dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitiv edhe në analizat e testit B ndërsa Daniel Godelli do ti nënshtrohet këtij testi me datë 31 janar.
Ai ka theksuar se është i binduar që nuk ka përdorur substanca të ndaluara si stanazoili.
Kjo ishte dorheqja e parë në Federatën Shqiptare të Peshngritjes, pasi askush deri më tani nuk i ka marrë përsipër përgjegjësitë e skandalit që ndodhi në Botërorin e Kazakistanit./f.b
Nuk e keni kuptuar ju te Federates qe Mbiemri Berisha eshte i deshtuar kudo?
ti hiqet dhe Rames medalja.
ta kesh emrin Muharem dhe te meresh me sport?
Faji i ngelet oficerit-shtangist Elezit(kryetari i fed)