Sulmuesi i Mançester Junaited, Radamel Falkao, ka shpëtuar jetën e një fansi që ishte në prag të vdekjes.
Falkao është shndërruar në hero në vendlindjen e tij, Kolumbi, raporton Telegrafi, pasi ka siguruar një zemër për një djalosh me probleme shëndetësore.
Ylli i Junaited raportohet se ishte kontaktuar nga nëna e një djaloshi tre muaj më parë, e cila për dy vite me radhë kishte kërkuar dhurues të zemrës.
Dhe Falkao ka vepruar shpejt për shpëtuar jetën e John Uyaban, i cili vuante nga një problem i rrallë i gjakut dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë. Ai ka gjetur donator të zemrës dhe 17-vjeçari i është nënshtruar operacionit gjatë kësaj jave.
Djaloshi pritet të dalë nga spitali në 20 ditët e ardhshme.
Helena Fernandez, nëna e John, në një prononcim për mediat kolumbiane ka shpjeguar se heroik ka qenë gjesti i Falkao.
“Falkao tha menjëherë se ai do të angazhohet për të gjetur një zemër. Ne nuk e dimë si e bëri, ose kush e solli zemrën, por ai e bëri këtë.
Ne falënderojmë Zotin që gjithçka shkoi mirë”, ka thënë nëna e djaloshit.
Ky veprim quhet heroizem.
Para se te komentojme, duhet te dime ,se ku e gjeti Falkao , zemren qe ja ka dhuruar ketij djaloshi te ri . Zemra nuk prodhohet ne oficine apo ne laborator , por i eshte hequr nje njeriu tjeter . Kjo pike duhet te sqaronte artikull shkruesi……………. Heqja e nje zemre , ka shume menyra , si psh , nje njeri ben aksident , tjetri vritet ne lufte ,etj etj , ……..
A i ka shkuar ndonjehere mendja kesaj nenes se ne ameriken latine paguajne nja 5 mije dollare dhe e heqin tjetrin qafe, i marrin zemren dhe ja cojne pacientit. Falkao ben emer dhe i ngrihet personaliteti neper TV te ndryshme, merr ndonje oferte per show dhe fiton disa qindra mijera dollare. ketij i them bizness une.
Ti lutemi zotit qe viktima te mos kete qene femije.